Të paktën 10 persona vdiqën dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin Khan Yunis, raportojnë mediat lokale.
Sipas burimeve mjekësorë forcat izraelite shënjestruan një tendë që strehonte njerëz të zhvendosur në zonën Al-Attar .
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej fillimit të luftës më 7 tetor të vitit të kaluar në territorin palestinez kanë vdekur 41,182 njerëz dhe janë plagosur se 95,280 të tjerë.
Komento