Një tunel i errët, ulërima, të qarat e një foshnjeje të porsalindur dhe më pas imazhi i një gruaje shtatzënë. Kjo është videoja e krijuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura e transmentuar pjesërisht nga Channel 12 për të theksuar rrezikun e pengjeve që ndodhen ende në duart e Hamasit në Gaza, gati njëmbëdhjetë muaj pas rrëmbimit të 7 tetorit.
Sipas La Repubblica mund të ketë gra që kanë mbetur shtatzënë si pasojë e dhunës seksuale.
Këto zëra nuk janë vetëm në mendjet tona. Ato ekzistojnë në thellës në tunelet e Gazës. Më shumë se 9 muaj pas rrëmbimit të tyre, ajo që ndodh më pas mund të imagjinohet... Ata duhet të kthehen në shtëpi."Tani."
Ky është mesazhi i shpërndarë nga Forumi së bashku me videon, krijuar për të parë situatën në të cilën ndodhen të rrëmbyerit dhe për të ushtruar presion ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili është në qendër të polemikave pas përplasjes së ashpër me ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant - pikërisht për fatin e pengjeve.