Ushtarë izraelitë në Rripin e Gazës

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli

31 Gusht, 15:33| Përditesimi: 1 Shtator, 10:36

  • Share

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët e saj po nisin një fushatë që fillon nesër (1 shtator) për të vaksinuar 640,000 fëmijë palestinezë në Gaza kundër poliomielitit, një përpjekje ambicioze në mes të një lufte shkatërruese.

Fushata vjen pasi rasti i parë i poliomielitit në 25 vjet u raportua në Gaza - te një një foshnjë 10 muajshe, tani e paralizuar në njërën këmbë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se prania e një rasti të paralizës tregon se mund të ketë qindra raste të tjera të fëmijëve të infektuar.

Shumica e njerëzve me poliomielit nuk shfaqin simptoma, por kur poliomieliti shkakton paralizë, zakonisht është i përhershëm. Nëse paraliza prek muskujt e frymëmarrjes, sëmundja mund të jetë fatale.

Megjithëse procesi i vaksinimit nuk do të jetë i lehtë, pasi pjesa më e madhe të rrugëve të Gazës janë shkatërruar, spitalet janë dëmtuar dhe popullsia është shpërndarë në zona të ndryshme. OBSH tha të enjten (29 gusht) se kishte arritur një marrëveshje me Izraelin për një pauzë të kufizuar në luftime për të lejuar zhvillimin e fushatës së vaksinimit.

Mirëpo, një fushatë e tillë do të sjellë vështirësi të mëdha në një territor të mbuluar me rrënoja, ku 90% e palestinezëve janë të zhvendosur.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 89 persona dhe janë plagosur 205 të tjerë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?