SHBA- Shqipëria është krah Izraelit në këtë luftë të nisur pas sulmit masiv të Hamasit më 7 tetor 2023 duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë në Izraelin jugor, por dhe dhimbjen e vuajtjen e pamasë që lufta në Gaza po iu shkakton shumë palestinezëve të pafajshëm.
"Shteti hebre ...lufton jo vetëm për të drejtën e tij të vetëmbrohet nga një formë e re e mbrapshtë nazizmi., por edhe për botën ku jetojmë që të mos u besojë përgjigjeve të lehta përballë një kërcënimi ekzistencial të hapësirës së lirë dhe demokratike që kemi ndërtuar të gjithë së bashku, pas makthit të Luftës së Dytë Botërore.Në këtë luftë të përbashkët kundër terrorizmit, kundër antisemitizmit, radikalizmit dhe të gjithë të këqijave të botës ku jetojmë, Shqipëria qëndron e vendosur krah gjithë atyre që nuk janë gati të harrojnë mësimet e rënda të historisë dhe as të jetojnë nga e para një të kaluar që i ka kushtuar dhimbjet më të tmerrshme njerëzimit' tha kryeministri Edi Rama.
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në eventin e organizuar nga organizatat hebreje të titulluar “Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly” për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrotjen e Hebrenjve.
Gjatë fjalës së tij Rama krahasoi Hamasin me xhelatin e përditshëm të popullit të vet.
“Terroristët kanë monumentet e tyre. 11 shtatori, 7 tetori, por nuk duhet të kenë kurrë fitore kundër njerëzimit tonë të përbashkët. Po, mund të gjenden plot arsye për të kritikuar Izraelin në luftën e tij në Gaza, por asnjë nga ata që përkrahin lirinë e demokracinë nuk duhet të harrojë se Hamasi përfaqëson një prej shëmbëlltyrave më të këqija antidemokratike të kësaj bote. Pra, ajo që u duhet thënë shumë prej atyre që e quajnë Gazën burg në ajër të pastër është se gardiani i të burgosurve brenda atij burgu është Hamasi, jo Izraeli.
Nëse Hamasi do të ishte një forcë e zgjedhur e cila, në vend të kërkonte shkatërrimin e Izraelit me mbështetjen e Iranit, do të kërkonte lirinë dhe prosperitetin e popullit të tij përmes rendit demokratik, do të isha i pari që do të thoja se Izraeli është gabim dhe duhet të ndalet e të trajtohet si agresor kundër një fqinji që kërkon paqe. Por edhe pse vuaj si çdo qenie tjetër njerëzore dëshmitare e asaj çfarë po ndodh në Gaza, e kam të pamundur t’i jap edhe fijen e mundësisë për t’i besuar Hamasit, që është xhelati i përditshëm i popullit të vet qysh prej shumë viteve në pushtet, në luftën kundër të cilit, sinqerisht, nuk gjej asgjë fisnike më shumë sesa gjej në luftën e ISIS-it apo të nazizmit kundër njerëzimit" u shpreh Rama.
Shqipëria është pro armëpushimit të menjëhershëm me kusht lirimin e të gjitha pengjeve izraelite si dhe përkrah zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë përpara drejt një paqeje afatgjatë, por pa Hamasin dhe të ketë një përfaqësim të besueshëm politik të mbështetur nga të gjitha vendet arabe për palën palestineze.
“Për fat të keq, asnjë nuk ka shpikur ende një metodë mposhtjeje të dhunës për vetëmbrojtje pa forcë dhe, sërish, ne, sigurisht, jemi mjaft të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku jetojnë populli i Izraelit dhe populli i Palestinës është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.
Shqipëria ka votuar më shumë se njëherë në Kombet e Bashkuara pro armëpushimit të menjëhershëm, por, ndërkohë, nuk kemi dyshuar kurrë që një armëpushim i cili nuk përfshin lirimin e të gjitha pengjeve nuk është veçse inkurajim për Hamasin. Po kështu, ne kemi përkrahur prej një kohe të gjatë dhe përkrahim vendosmërisht zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë përpara drejt një paqeje afatgjatë, por, për ne, kjo do të thotë që Hamasi duhet të dalë jashtë loje dhe të ketë një përfaqësim të besueshëm politik të mbështetur nga të gjitha vendet arabe për palën palestineze"
Zgjidhja me dy shtete që do të sillte një shtet të pavarur palestinez, të krijuar përkrah shtetit ekzistues të Izraelit është qëndrim zyrtar edhe i Kombeve të Bashkuara.
Më tej në fjalimin e tij të gjatë Rama ishte i qartë kur theksoi se Shqipëria kërkon të forcojë lidhjet me Izraelin.
Ne duam lidhje më të forta me Izraelin" theksoi Rama.
Marrëdhënie të cilat u forcuan dhe me vizitën e presidentit izraelit javën e kaluar në Tiranë. Zoti Isaac Herzog është presidenti i parë izraelit në histori që vizitoi Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri vec presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit Rama, Herzog vendosi një kurorë në Memorialin e Holokaustit në Tiranë si dhe pati një takim bashkë me drejtuesit fetarë.
Rama tregoi dhe historinë e studiuesit hebre.
"Më treguan një histori të shkruar të një studiuesi të ri hebre, i quajtur Theo Canter, i cili kish vizituar së fundmi Muzeun e Solomonit në qytetin e lashtë të Beratit, trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO. Dhe la një shënim. “Këtu, isha ai hebreu greko-polak që mbante në kokë një kippah, në një kishë të vjetër shekullore bizantine, në vendin më mysliman të Europës, në islamin më laik dhe, ndoshta, në vendin më tolerant në botë. Dhe u ndjeva më i sigurt kur ecja atje, sesa në vendin tim” kujton Rama.
Shqipëria qe vendi i parë në Europë që në vitin 1932, kur antisemitizmi ishte në rritje, njohu me ligj të drejtën e komunitetit hebre për të kremtuar Sabatin.
Kryeministri ndodhet në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Eventi Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly”, ishte dedikuar Shqipërisë dhe rolit kryesor të Kryeministrit Edi Rama në promovimin e unitetit midis vendeve të Ballkanit dhe përpjekjet e tij të përkushtuara në mbrojtjen e të drejtave dhe historive të komuniteteve pakicë, përfshirë hebrenjtë. Në këtë ceremoni kryeministri Edi Rama u nderua me çmimin Global për udhëheqje CAM.
Nga New Yorku ku ndodhet në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Rama garantoi se Shqipëria është e vendosur dhe nuk ka shans t’i dorëzojë Teheranit muxhahedinët.
Në eventin e organizuar nga organizatat hebreje, Kryeministri Edi Rama i dha një përgjigje për Iranin, të cilin e akuzon për sulmet kibernetike si hakmarrje për strehimin e muxhahedinëve në Manëz. Rama tha se Shqipëria nuk do t’i dorëzojë muxhahedinët.
Me të njëjtën frymë iu dhamë strehë mijëra refugjatëve iranianë, jeta e të cilëve rrezikohej çdo ditë në Kampin “Liria” në Irak, ku plaçkiteshin e vriteshin nga vrasësit e Teheranit.
Vende më të mëdha e më të forta europiane nuk deshën t’i ndihmonim dhe ne e paguam shtrenjtë mikpritjen për ta, pasi regjimi totalitar i Teheranit u angazhua për të kryer një sulm kibernetik masiv kundër Shqipërisë, që synonte të zhdukte gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike.
Po ne nuk hoqëm dorë dhe nuk do të heqim dorë nga zotimi për t’i strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse mikpritja jonë nuk ishte dhe as është e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humanitare gdhendur në shpirtin tonë si komb.
U detyruam t’i përgjigjeshim sulmit brutal të regjimit iranian duke ndërprerë marrëdhëniet tona diplomatike dhe duke përjashtuar personelin e tij diplomatik nga vendi ynë, por e përsëris se iranianët në Shqipëri janë në besën tonë, ashtu siç qenë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Teheranit do i duhet të ndajë mendjen se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit.
Ndërkohë Rama përcolli dhe një mesazh për muxhahedinët. Ai deklaroi se nuk i inkurajon banorët e kampit të Manzës të bëjnë politikë, duke përdorur Shqipërinë si platformë.
“Nga ana tjetër, po aq inkurajojmë miqtë e strehuar të mos angazhohen në asnjë aksion politik që përdor si platformë Shqipërinë”
Prej shumë vitesh, falë një marrëveshjeje me Qeverinë shqiptare, ata jetojnë në Kampin Ashraf 3, të ndërtuar prej tyre në një sipërfaqe të madhe në zonën e Manzës pranë Durrësit. ga kjo Shqipëria u bë objekt i një sulmi kibernetik Iranian që sunonte të shkatërronte të gjithë infrastrukturën dixhitale të institucioneve shqiptare të ndodhur në korrik 2022.
Menjëherë më pas Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në eventin e organizuar nga organizatat hebreje të titulluar “Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly”
Rama prezantoi dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe botë.
“ Shqipëria qëndron sot në skenën botërore krenare pas kalimit nga një e shkuar e errët diktatoriale në një rrugëtim të gjatë tranzicioni, gjatë të cilit kemi vuajtur shumë paragjykime nga bota jashtë dhe damkën e kriminelëve të varfër.
Transformimi i vendit tonë përmes një reforme rrënjësisht të fortë por të nevojshme të drejtësisë dhe lulëzimit të turizmit në nivelin tonë të lartë sigurisë dhe rolet tona në Këshillin e Sigurimit, në krye të OSBE-së dhe Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut flet vetë.
Ne kemi gjetur zërin tonë në rajon – një zë të cilin fuqitë e mëdha e dëgjojnë dhe e besojnë. Por meraku im është të sigurojmë që ky pozicion i ri i Shqipërisë të bëhet i pakthyeshëm.
Ne duam miqësi më të forta me të gjithë miqtë tanë të natyrshëm.
Aleatët tanë strategjikë janë ShBA-ja dhe BE-ja, e cila është bekimi i rajonit tonë, që, në të kundërt, mund ta harronte shtetndërtimin demokratik dhe prosperitetin.
Ne kemi partneritete strategjike me Italinë, Turqinë dhe Greqinë. Këta janë fqinjët tanë, mund ta imagjinoni, nuk është e lehtë, por ata janë miqtë tanë.
Ne duam lidhje më të forta me Izraelin" theksoi Rama.
Ne duam partneritete më të forta me botën arabe dhe kemi forcuar shumë partneritetin me Emiratet e Bashkuara Arabe, që është një vend mjaft frymëzues me një udhëheqës progresiv vizionar paqedashës që vjen vetëm njëherë në jetë dhe, po ashtu, me Arabinë Saudite, shtysa për reforma e së cilës dhe kërkimi i progresit nën drejtimin e një udhëheqësi tjetër vizionar na ka afruar shumë më tepër se më parë. Ne nuk duam konflikte apo mëri nacionaliste në rajon.
Në rajon Shqipëria synon të promovojë jo vetëm me fjalë por dhe me shembull paqen, bashkëpunimin rajonal dhe gjithnjë dialogun në vend të matjes së muskujve.
A ke sy a veshe o kriminel i Shqiperise? O servil i paftyre?
PërgjigjuCa te duhet ty mor qe behesh pale ne kete luft te qelbur Asnjanjesia do ishte me mir per ne si popull i vogel dhe pa asnje mbrojte kombetare Por qe varemi nga Nato per te luftuar per ne Po humben luften keta si izraeli apo ukraina ku do vem ne
PërgjigjuUnë nuk jam e sdo bahem kurrë me vrasësit e fëmijëve, mos u merr me çifutët se të nxjerrin nga vendi o gomar. Ke kaluar vijen e kuqe me atënçfarë the me bektashinjtë, unë stë jap ma voten, je marr peng i çifutëve , Thirri mendjes banu me të drejten e zotit, palestina lufton për liri, si kosova dikur. Mos u ngatrro e mos lejo që çofutët tl futen në Shqipni, o Edo çifuti.
PërgjigjuAllahu e ruajtë dhe ja lehtësoftë popullit të Palestinës.
PërgjigjuO i pa nder vend varri mos te gjendtë, Allahu të shkatërroftë dhe të poshtërroftë që mbështet Izraelin.
PërgjigjuPaskan dal mjekercjeperit ne komente te mbrojne terrorizmin
PërgjigjuE ke fjalen per terroristet qe kane vrare 18 mije femije?!
zoti e rujt popullin e palestines.
PërgjigjuE tmerrshme se si një shtet bananesh si I joni I shkon mbrapa nje shtetit kriminel si ai I çifutave. Ku ka ky moral me fol per Palestinen e deshiren e tyre per liri qe ja kan vjedh shtetet perendimore e cifutat, nje pjes te shpëtuar nga ne
Përgjigjufjalimi jot i bie që Serbia (pushtuese) ka pasur të drejtë kur ka masakruar kosovarët dhe se këto të fundit nuk kanë të drejtë vetëmbrojtjeje dhe po shpërtheu lufta mes Kosovës dhe Serbisë ti je krah kësaj të fundit.Turp si e shisni vetën për pak lek dhe për shumë frikë
PërgjigjuPS eshte si Israeli, PD si Hamasi! PS ka mbeshtetjen Amerikane, prandaj vetem perpara! PS dhe Israeli do korrin vec fitore!
PërgjigjuSi mund te behesh nje me ata qe vrasin femije dhe gra te pafajshem ? Vetem keta servilat si rama me shoke mund te behen bashke me cifutet por nuk kane te drejte te pergjithsoj e popullin Shqiptar sepse nuk jemi me ata qelbesira vrases te ndyre
PërgjigjuPo ti Ku e gjen te drejten te flasesh ne emer te popullit shqiptar ? Fatkeqesi eshte per te pafajeshemit Por si thote ajo fjala e urte : Kush fle me qën ( hama Hezbollah etj organizat terroriste) zgjohet me pleshta! Edhe gjermanet thoshin nuk jemi naziste ne 44-45 Por bombat amerikane e britanike nuk benin sele se ke vrisnin, njesoj si bombat è nato ne Serbi. E njejta situate eshte Dhe ne Gaza e Liban! Thellohu njehere para se te shkruash gomarlleqe.
Mbase eshte ky me cifutet por mos te flase ne emer te t gjithe popullit sepse kurre nuk do te jemi nje pale me ata qe bejne genocid duke vrare gra dhe femije te pafajshem . Cifutet mendojne se te gjithe shiten si rama por nuk eshte ashtu
PërgjigjuPo ty kush ta dha te drejten nga shqiptaret?
Po ti Ku e gjen te drejten te flasesh ne emer te popullit shqiptar ? Fatkeqesi eshte per te pafajeshemit Por si thote ajo fjala e urte : Kush fle me qën ( hama Hezbollah etj organizat terroriste) zgjohet me pleshta! Edhe gjermanet thoshin nuk jemi naziste ne 44-45 Por bombat amerikane e britanike nuk benin sele se ke vrisnin, njesoj si bombat è nato ne Serbi. E njejta situate eshte Dhe ne Gaza e Liban! Thellohu njehere para se te shkruash gomarlleqe!!
MBYLL MORE GOJEN MOR HAJDUT,,,TI NIUK DUHET TE JESH KRYEMINISTER SE JE HAJDUT....PALE DI TE RREGULLOSH DHE BOTEN TI...
PërgjigjuKujdes Kur te votosh le 2025 ! Fjala jote u befte ungjill.