Bota

Lufta në Siri, 80 të vdekur në 48 orët e fundit

21 Dhjetor 2019, 16:04| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 16:17

  • Share

Rreth 80 persona, ushtarakë të qeverisë siriane dhe militantë anti-regjim kanë humbur jetën në 48 orët e fundit në betejat e vazhdueshme që po zhvillohen në veri-perëndim të Sirisë midis trupave të Damaskut, të mbështetura nga Rusia, dhe grupeve të armatosura të opozitës të mbështetura nga Turqia.

Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri (Ondus), sipas të cilit përleshjet kanë nisur që nga dita e mërkurë në lindje të Maarrat, në rajonin veriperëndimor të Idlib.

Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar vrasjen e pesëdhjetë militantëve anti-regjim, përfshirë luftëtarë qaidistë dhe tridhjetë ushtarakëve dhe militantëve besnikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?