Bota

Lufta në Siri, autobombë në një treg në Tal Abyad, 13 të vdekur dhe 20 të plagosur

2 Nëntor 2019, 16:54| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 16:56

  • Share

Shpërthimi ndodhi në tregun e qytetit, në kontroll të militantëve sirianë kurdë të Ypg. Të paktën trembëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe rreth njëzet të plagosur.

Një sulm me autobombë ndodhi sot në një treg në qytetin Tel Abyad, në Siri. Nga shpërthimi I fuqishëm gjetën vdekjen të paktën 13 persona dhe 20 të tjerë u plagosën.

Territori që shtrihet përgjatë 120 kilometrave nga qyteti Tel Abyad deri në Ras al Ain është aktualisht nën kontrollin e ushtrisë turke, siç përcaktohet nga marrëveshja midis Ankarasë dhe Moskës e arritur në Soçi, më 22 tetor.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi vdekjen e 14 personave, civilë dhe rebelë të mbështetur nga Ankaraja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?