Ushtarë koreanoverior

Lufta në Ukrainë/ 11 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi, fillojnë të mësojnë gjuhën

30 Tetor, 22:32| Përditesimi: 30 Tetor, 22:33

  • Share

Të paktën 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut të dislokuar në Rusi, ku 3,000 prej tyre janë dërguar në Rusinë perëndimore. Lajmin e bën të ditur agjencia e Koresë së Jugut Yonhap.

Ndërkohë raportohet se ushtarët koreanoverior po përgatiten në të gjitha format për luftën në Ukrainë. Pjesë e përgatitjeve duket se është dhe një sasi e kufizuar fjalësh rusisht të cilat mendohet që ata ti kenë të nevojshme për komunikim.

Një raport i inteligjencës nga Korea e jugut thotë se ushtria e Kremlinit po u mëson termat militare ushtarëve të Kim Jong Un për ti lejuar ata që të shërbejnë në front.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?