Forcat e armatosura ruse në Donetsk

Bota

Lufta në Ukrainë/ Akuzat për shkelje të armëpushimit të Pashkëve, Trump shpreson për arritjen e një marrëveshjeje paqeje këtë javë

21 Prill, 08:18| Përditesimi: 21 Prill, 08:52

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump shpreson që Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje paqejej këtë javë, pasi  përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për një "armëpushim të Pashkëve" dështoi, mes akuzave të ndërsjella për shkelje të tij, raporton Sky News.

Putin kishte urdhëruar një ndalim të përkohshëm të luftimeve për 30 orë, nga e shtuna në orën 18:00 deri në mesnatën e së dielës. Por, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se forcat ruse e kishin shkelur armëpushimin më shumë se 2,000 herë gjatë së dielës, duke përfshirë sulme me dronë dhe bombardime në qytetin e Mykolaivit dhe alarmet ajrore në Kiev.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se shpreson për një marrëveshje mes dy vendeve këtë javë dhe se të dyja palët “do të nisin të bëjnë biznes të madh me SHBA-në”.

Nga ana tjetër, Zelenskyy akuzoi Rusinë se nuk e kontrollon plotësisht ushtrinë e saj, ose se nuk ka interes real për paqe, duke i quajtur përpjekjet e Putinit thjesht “PR favorizues”. Ai propozoi ndalimin e përdorimit të raketave dhe dronëve ndaj infrastrukturës civile për të paktën 30 ditë.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkohë, akuzoi Ukrainën për mbi 1,000 shkelje të armëpushimit, përfshirë më shumë se 900 sulme me dronë dhe 444 herë zjarr mbi pozicionet ruse, duke shkaktuar viktima dhe dëme në objektet civile.

Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio paralajmëruan se SHBA do të tërhiqet nga përpjekjet për paqe nëse nuk ka shenja të qarta përparimi. Ndërsa Ukraina ka pranuar një propozim të presidentit Trump për një armëpushim 30-ditor, Rusia ka refuzuar ta mbështesë plotësisht, duke përmendur mungesën e mekanizmave të verifikimit.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes për të mos sulmuar objektet energjetike dhe ato detare, duke e lënë paqartë të ardhmen e përpjekjeve për paqe.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?