Shkatërrime në Ukrainë

Lufta në Ukrainë/ Alarm për sulme me drone në Odessa! Goditet me thikë guvernatori rus i rajonit të Murmanskut

5 Prill, 08:34| Përditesimi: 5 Prill, 21:35

  • Share

Një alarm ajror u ngrit në zonën e Odessas për shkak të një sulmi me dron. Lajmin e ka bërë të ditur Ukrinform. Paralajmërimi u dha nga forcat ajrore ushtarake të cilat pikasën një grup avionësh pa pilot që po i afroheshin bregut nga Deti i Zi. Transmetuesi Suspline raporton gjithashtu shpërthime në rajon.

Ndërsa në rajonin Sumy forcat ruse sulmuan gjashtë zona kufitare dhe vendbanime, duke shkaktuar të paktën 83 shpërthime.

Në shënjestër ishin komunitetet Bilopillia, Krasnopillia, Velyka Pysarivka, Putyvl, Esman dhe Seredyna-Buda. Ushtria ruse ka shënjestruar komunitetet, duke përdorur zjarr artilerie, raketa ajrore, drone FPV dhe predha mortajash, duke hedhur gjithashtu mina. Nuk raportohet për viktima apo dëme në infrastrukturën civile.

Ndërkohë një incident është shënuar në veriperëndim të Rusisë, teksa guvernatori i rajonit Murmansk, Andrey Chibis është goditur me thikë dhe është shtruar në spital.

Sulmi, sipas Tass, ndodhi në qytetin Apatity. Chibis iu nënshtrua një operacioni dhe tani është në kujdes intensiv.

Gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme.

Ora 21:34
Stoltenberg: Shkarkuam personelin rus në selinë e NATO-s, kryenin spiunazh

1710450051_jensstoltenberg.JPG

Jens Stoltenberg 

"Ne dëbuam personelin rus nga selia e NATO-s. Në fakt ata po kryenin aktivitete që nuk ishin diplomatike, por spiunazhi."

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për ‘Bild’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Ne po marrim masa për ta bërë më të vështirë për shërbimet e inteligjencës ruse kryerjen e aktiviteteve të paligjshme midis vendeve të NATO-s ose brenda tyre”,- shtoi ai.

Ora 15:57
Rusi, rrezatim i lartë zbulohet në rajonin Khabarovsk, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Autoritetet në qytetin rus të lindjes së largët, Khabarovsk, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi zbuluan një ‘burim rrezatimi’ pranë një shtylle elektrike.

Zona e prekur është vetëm 2.5 kilometra larg ndërtesave të banimit. Ndërkohë autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Rajoni i Khabarovsk do të ketë një bazë lëshimi për raketat balistike ndërkontinentale që do të pajisen me koka bërthamore. Në zonën ku u raportua rrezatimi ka një qendër të grumbullimit të skrapit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?