Sulmet e fundit ruse kundër Ukrainës kanë shkaktuar të paktën dy vdekje dhe të paktën 14 plagosje në rajonet e Sumy dhe Kharkiv. Ukrinform raportoi shifrat, duke cituar administratat lokale në dy zonat e prekura. Forcat ukrainase thanë se rusët sulmuan me 104 dronë të llojeve të ndryshme, përfshirë dronë kamikazë Shahed. 76 prej tyre u rrëzuan ose u çaktivizuan nga mbrojtja ajrore e vendit.
Ndërkohë, ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil, gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar në Kiev, tha se Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën do të lëkundet.
"Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në nivel global dhe më i madhi në Evropë", shtoi ai, duke theksuar se "Ukraina mund të vazhdojë të mbështetet te Gjermania". Klingbeil i kërkoi Putinit të tregonte interes për një proces paqeje në luftën më të përgjakshme të Evropës në 80 vjet.
Sakaq, edhe Kina ka përjashtuar përfshirjen në forcat paqeruajtëse në Ukrainë, pas një raporti në Die ëelt se zyrtarë thanë se Pekini kishte shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një "forcë paqeruajtëse ndërkombëtare" të mandatuar nga OKB-ja, nëse konflikti Kiev-Moskë do të zgjidhej.
"Raportet në fjalë janë të pavërteta", vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun. "Pozicioni i Kinës mbi krizën ukrainase është konsistent dhe i qartë", shtoi ai në njoftimin e përditshëm.
Lajm në përditësim...
Komente
