Foto nga lufta në Ukrainë

Lufta/ SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore! Moska: Xi Jinping vizitë në pranverë! Kina nuk e konfirmon

31 Janar 2023, 07:16| Përditesimi: 31 Janar 2023, 22:52

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bën thirrje për armë të reja për të parandaluar Rusinë që të zgjasë luftën. 

"Përshpejtoni furnizimin dhe hapjen e opsioneve të reja të armatimit të nevojshme për Ukrainën", tha Zelensky. Por presidenti amerikan Joe Biden u përgjigj "jo" kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16.

Ndërkohë, Biden njofton se së shpejti do të jetë në Poloni, por nuk dha një datë konkrete. Në të njëjtat linja me administratën amerikane ishte edhe kancelari gjerman Scholz, ndërsa presidenti francez Macron nuk përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë.

Një zyrtar i DASH tha se Rusia nuk po i përmbahet detyrimeve e saj që dalin nga traktati i armëve bërthamore, New START, sa i përket lejimit që të kryhen inspektime në territorin rus. Ai tha se “refuzimi i Rusisë që të ndërmjetësojë aktivitetet inspektuese ia pamundëson SHBA-së që të ushtrojë të drejta të rëndësishme sipas traktatit, dhe kërcënon qëndrueshmërinë e kontrollit të armëve amerikano-ruse”.

DASH shtoi se Rusia ka një “rrugë të qartë” të kthimit në zbatimin e aktiviteteve inspektuese dhe se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me Rusinë që të zbatohet traktati për armët bërthamore.

Ora 22:48
Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave

Kryeministri i Ukrainës tha se samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.

“Samiti Ukrainë-BE do të mbahet në Kiev më 3 shkurt.Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë takimit të Qeverisë të martën.  Ai tha se kjo ngjarje është “jashtëzakonisht e rëndësishme” për synimin e Kievit që të anëtarësohet në bllokun evropian.

 

Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit. Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Shmygal tha se fakti që ky samit i profilit të lartë do të mbahet në kohën kur po vazhdon lufta, është dëshmi për Rusinë se përpjekjet e saj për të ndjellë mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë të Kievit dhe për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në BE kanë qenë të kota.

Kryeministri ukrainas tha se edhe një ngjarje kyçe do të zhvillohet të enjten, kur konsultimet midis Qeverisë së Ukrainës dhe Komisionit Evropian do të mbahet “për herë të parë në historinë tonë”. Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE qershorin e vitit të kaluar. Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit./ REL

Ora 22:44
SHBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia nuk po i përmbahet detyrimeve e saj që dalin nga traktati i armëve bërthamore, New START, sa i përket lejimit që të kryhen inspektime në territorin rus. Përmes një deklarate, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, tha se “refuzimi i Rusisë që të ndërmjetësojë aktivitetet inspektuese ia pamundëson SHBA-së që të ushtrojë të drejta të rëndësishme sipas traktatit, dhe kërcënon qëndrueshmërinë e kontrollit të armëve amerikano-ruse”.

DASH shtoi se Rusia ka një “rrugë të qartë” të kthimit në zbatimin e aktiviteteve inspektuese dhe se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me Rusinë që të zbatohet traktati për armët bërthamore. Bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit lidhur me rikthimin e inspektimeve, sipas traktatit New START, ishin paraparë të mbaheshin nëntorin e kaluar në Egjipt. Por, Rusia shtyu bisedimet dhe asnjëra palë deri më tani nuk ka vendosur për një datë të re për mbajtjen e tyre./REL

Ora 22:28
Ukraina dhe SHBA sanksionojnë shtatë subjekte iraniane për dronët ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar shtatë subjekte iraniane për prodhimin e dronëve të destinuar për Rusinë për të sulmuar Ukrainën, shkruan Kyiv Independent. Subjektet e sanksionuara përfshijnë projektimin dhe prodhimin e motorëve të avionëve, Forcën Hapësinore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Organizatën e Xhihadit të Kërkimit dhe Vetëmjaftueshmërisë së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Kompaninë Oje Parvaz Mado Nafar, Kompaninë Paravar Pars, Industrinë e Aviacionit Qods dhe Industritë e Aviacionit Shahed. 

Kushdo që bën biznes me këto subjekte duhet të ketë licenca të veçanta për furnizimin e mallrave dhe teknologjive; licencat për çdo gjë tjetër përveç furnizimit me ushqime ose ilaçe do të refuzohen.

Ora 21:48
Abramovich do i dhurojë të ardhurat nga shitja e Chelsea fondit mbështetës të Kievit

Ish-presidenti i Chelseas, Roman Abramovich ka marrë vendim që ta shesë klubin e Chelseas dhe një pjesë e të ardhurave do shkojë në mbështetje të Ukrainës.

Miliarderi rus ka thënë se vendimi i tij është në të mirën e klubi. Qeveria britanike po pret dritën jeshile përfundimtare nga Bashkimi Evropian për të transferuar 2.3 milionë paund nga shitja e klubit të futbollit Chelsea nga Roman Abramovich tek një fond që mbështet Ukrainën. Lajmi u bë i ditur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai është i sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar, por kishte parashikuar se do t'i dhuronte të ardhurat nga shitja e ekipit të futbollit për ukrainasit, si dhe siç specifikoi ai në atë kohë, edhe për viktimat ruse të luftës.

Ora 20:34
Flet Lukashenko pas sanksioneve perëndimore: Bjellorusia e përgatitur për të ofruar më shumë mbështetje për Rusinë!

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka ironizuar sanksionet ekonomike perëndimore të vendosura ndaj vendit të tij dhe Zimbabve, duke thënë se ato ishin në fakt një “bekim” që nxiti tregtinë midis tyre. Këtë koment Lukashenko e bëri gjatë një vizite që zhvilloi në Zimbabve, ku takoi homologun e tij, Emmerson Mnangagëa. Lajmi i fundit që vjen nga presidenti bjellorus është fakti që Bjellorusia është e përgatitur për të ofruar me më shumë mbështetje për Rusinë.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko thotë se vendi i tij është i gatshëm t'i ofrojë më shumë mbështetje Rusisë në konfliktin e saj me Ukrainën, po nuk tha se çfarë lloj ndihme do të ofronte. Ndërkohë që nuk ka furnizuar asnjë trupë për konfliktin, Bjellorusia e ka lejuar Rusinë ta përdorë atë si pikënisje për ushtarët e Vladimir Putinit.

Vendet aktualisht po kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ora 19:46
Franca do të dërgojë 12 tanke obus 'Cezar' në Ukrainë

1675106549_LUFTA.JPG

Franca do të dërgojë më shumë tanke obus në Ukrainë është lajmi i ri që vjen nga Franca.

Franca thotë se do të dërgojë më shumë tanke obusa "Cezar" në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, vizitoi sot Parisin për të marrë garanci nga homologu i tij francez Sebastien Lecornu për ndihmën në luftën kundër Rusisë. Franca do të dërgojë 150 ushtarë në Poloni për të ndihmuar në trajnimin e 600 ushtarëve ukrainas, si dhe do të dërgojë 12 obus të tjerë mbi 18 që ka dërguar tashmë.

 

Ora 18:41
Mitsotakis: Greqia nuk do të dërgojë tanke Leopard në Kiev

Greqia nuk do të furnizojë Ukrainën me tanke Leopard për shkak të tensioneve me Turqinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në Japoni, raportojnë mediat japoneze dhe televizioni shtetëror grek ERT .

"Ne nuk do të dërgojmë Leopard-2 për arsyen e thjeshtë se ato janë absolutisht të nevojshme për strategjinë tonë të mbrojtjes," shpjegoi Mitsotakis.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë po kalojnë një fazë shumë të tensionuar për shkak të mosmarrëveshjes për ujërat territoriale në Detin Mesdhe lindor. Greqia ka më shumë tanke Leopard se çdo vend tjetër në Evropë: rreth 350 Leopard 2 dhe 500 Leopard 1.

Ora 18:23
Ukraina do furnizohet me 140 tanke perëndimore nga dërgesa e parë, 12 vende të tjera në mbështetje të saj

1674652554_Soledar.JPG

Ukraina do të marrë 120 deri në 140 tanke në dorëzimin e parë dhe do të vijnë nga 12 vende që kanë deklaruar zyrtarisht mbështetjen e tyre.

Një grup vendesh perëndimore u zotuan javën e kaluar të furnizojnë Ukrainën me tanke luftarake moderne, pasi Gjermania konfirmoi se do të dërgonte tanke Leopard 2 dhe SHBA tha se do të furnizonte Kievin me tanke M1 Abrams.

“Koalicioni i tankeve tani ka 12 anëtarë. Mund të vërej se në valën e parë të kontributeve, forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin nga 120 deri në 140 tanke të modelit perëndimor” tha ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në një konferencë të mbajtur në internet.

Ora 17:21
Prokurori rus: Putin mobilizoi 9 mijë të rinj gabim, i kthen në shtëpi

1672933858_60159880906.jpg

Më shumë se 9 mijë qytetarë janë mobilizuar në luftë gabimisht, përfshirë edhe ata me shëndet të dobët. Kështu ka thënë Prokurori i Përgjithshëm rus Igor Krasnov gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin, i cili i ka treguar se këta 9 mijë persona janë kthyer sërish në shtëpi dhe se po mbahen nën vëzhgim.

 “Organet mbikëqyrëse kanë kthyer në shtëpi më shumë se 9,000 njerëz që u mobilizuan gabimisht, përfshirë ata që nuk duhej të mobilizoheshin kurrë për arsye shëndetësore”, tha Krasnov.

Ora 17:04
Moska: Fshati i pushtuar pranë Bakhmutit, dy të vdekur, mes tyre një 12-vjeçar

1674889205_Screenshot5.jpg

Forcat ruse kanë njoftuar se kanë pushtuar fshatin Blagodatnoye, në veri të Bakhmutit , gjatë operacioneve sulmuese të kryera në Donetsk. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes,  Igor Konashenkov.

"Në drejtimin e Donetskut, vullnetarët e njësive sulmuese të mbështetur nga aeroplanët operativo-taktikë dhe të aviacionit ushtarak, trupat raketore dhe artileria e Grupit të Betejës Jugore çliruan komunitetin Blagodatnoye të Republikës Popullore të Donjeckut si rezultat i operacioneve të suksesshme sulmuese," tha zëdhënësi.

Ndërkohë, deri tani nga mediat e huaja raportohen dy të vdekur, një djalë 12-vjeçar dhe një burrë. Pesë civilë të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë nga Moska. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Ora 16:05
Presidenti i Brazilit: Nuk do dërgojmë municione në Ukrainë, duam paqe!

1674715114_Tanke.jpg

Presidenti i Brazilit ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë dhe nëse shteti i tij do dërgojë municione e pajisje luftarake në mbështetje të Ukrainës.

"Brazili nuk ka interes të transferojë municione për luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Brazili është një vend i paqes. Tani për tani ne duhet të gjejmë mënyra si të vendosim paqen, një fjalë që deri më tani është përdorur shumë pak. Kina ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë ‘ndeshje’. "Nëse shkoj në Kinë në mars, dua të flas për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës me Presidentin Xi Jinping," kështu ka shkruar presidenti Luiz Inacio Lula da Silva në profilin e tij në Twitter, në përgjigje të polemikave që u ngritën pas vendimit të tij për të mos dhënë dritën jeshile për dërgimin e municioneve për tanket Leopard edhe pas pritjes së kancelarit gjerman Olaf Scholz.

 

Ora 12:29
Zëdhënësi i Kremlinit: Vendet baltike dhe Polonia po e përshkallëzojnë konfliktin me prirjet e tyre ekstremiste

1674219325_sdsfkdsgj.JPG

Shtetet baltike dhe Polonia janë gati të bëjnë gjithçka për të provokuar një konfrontim të mëtejshëm me Rusinë, duke menduar pak për pasojat. Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai tha se këto shtete në vend që të luajnë një rol balancues dhe jo të tregojnë prirje ekstremiste në konflikt.

"Në përgjithësi, ne shohim një qëndrim mjaft agresiv nga përfaqësuesit e Balltikut dhe Polonisë “Me sa duket ata janë gati të bëjnë çdo gjë për të shtuar konfrontimin, ndoshta duke menduar pak për pasojat. Sigurisht është shumë e trishtueshme që në këto kushte, le të themi, drejtuesit e vendeve kryesore europiane që janë motori i të gjitha proceset europiane, për fat të keq, nuk po luajnë rol balancues dhe nuk po balancojnë përfaqësuesit me prirje ekstremiste”. 

Ora 12:22
Stoltenberg paralajmëron: Lufta sot në Evropë por nesër ndoshta mund të zhvillohet në Azi

"Pekini vëzhgon me kujdes atë që po ndodh sot në Ukrainë dhe kjo mund të ndikojë në vendimet e tij të ardhshme: ajo që ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi". Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , gjatë takimit për shtyp me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

 Japonia dhe NATO bien dakord se siguria në zonën transatlantike dhe Indo-Paqësorit është "e ndërlidhur" dhe se lufta në Ukrainë nuk është një sfidë "e vetme evropiane". "Kina nuk është kundërshtari ynë, por ngacmon fqinjët e saj dhe kërcënon Tajvanin, kështu që ne duhet ta kuptojmë dhe ta trajtojmë këtë sfidë," shtoi ai.

Ora 12:21
Moska: Presidenti kinez do të vizitojë Rusinë në pranverë

Teksa Moska ka paralajmëruar një vizitë të Presidentit kinez Xi Jinping, pekini nuk ka dhënë asnjë prononcim.

"Kina dhe Rusia mbajnë kontakte të ngushta në nivele të ndryshme për të nxitur zhvillimin e dy vendeve, duke kontribuar në zhvillimin paqësor global. Lidhur me këtë vizitë në veçanti, për momentin nuk kam asnjë informacion për të ndarë”.

Këtë e raportoi agjencia ruse e lajmeve Tass , duke kujtuar se të hënën Ministria e Jashtme ruse njoftoi se vizita e presidentit kinez Xi në Rusi është planifikuar për në pranverë dhe pohoi se do të jetë një ngjarje qendrore në marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit në vitin 2023. .

Ora 08:18
Zelensky propozon thirrjen e asamblesë së jashtëzakonshme të OKB më 24 shkurt, do kërkojë votimin e 'planit të paqes'

1674551319_zEE.png

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka propozuar thirrjen e një Asambleje të jashtëzakonshme të OKB-së, 24 shkurtin e ardhshëm, ditën e përvjetorit të parë të sulmit të Putinit. Ai pritet që t’i kërkojë përfaqësuesve të 193 vendeve që të votojnë për "planin e paqes me dhjetë pika" të përpunuar nga vetë Zelensky.

Presidenti ukrainas foli për këtë me partnerët perëndimorë, duke iu referuar precedentit të 5 marsit 2022, kur seanca plenare shqyrtoi një mocion kundër Moskës. "Po" ishin 141; 5 kundër (vetë Rusia dhe më pas Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Siria); 34 abstenime, ndër të cilat u dalluan Kina dhe India, si dhe Afrika e Jugut dhe Arabia Saudite.

Shumë qeveri që në mars 2022 dënuan sulmin rus, tani zgjedhin të qëndrojnë të heshtur ose të mos mbështesin "planin e paqes" të paraqitur nga Kievi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatkar Gazi Çafaj: 31/01/2023 17:17

    Po të donte me të vërtet paqe Evropa e ndalonte luftën në Ukrain. Por Evropa do luft se përfiton nga lufta dhe prandaj i hedhin benzin zjarit. E deri sa një dit ky zjar të djegi dhe Evropën.

    Përgjigju
  • Babai: 31/01/2023 16:41

    Amerika e di pergjen nga vendet e Amerikes se jugut dhe nisi kete hurin scholzin per te kerkuar municione por edhe ky mori pergjigjen qe nje vend paqesor dhe vertet do te ndaloje lufta te jep . Me vjen shume keq per keta pseudo vende demokratike por kete here do marin hurin dhe do rrine si ato bucet pastaj ska me prioritet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?