Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden

Bota

Lufta në Ukrainë/ Biden-Zelensky takim në Francë! Më pas marrin pjesë në samitin e G7 në Itali

5 Qershor, 08:12| Përditesimi: 5 Qershor, 09:32

  • Share

Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me presidentin ukrainas,Volodymyr Zelensky më 6 qershor në Normandi të Francës, dhe më pas në samitin e G7 i cili do të mbahet nga data 13 deri më 15 qershor në rajonin jugor italian të Pulias për të diskutuar luftën e Kievit kundër Rusisë. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

“Gjatë pak më shumë se një jave, presidenti do të ketë dy angazhime thelbësore me Presidentin Zelensky”, tha për gazetarët, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit kur Zelensky ishte në Uashington, në dhjetor 2023 për të bërë një kërkesë për ndihmë ushtarake dhe ekonomike.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?