Foto: Lokali i djegur në Zaporizhzhia
Një 15-vjeçar humbi jetën ndërsa katër të rinj të tjerë u plagosën nga një bombë ruse që goditi pasditen e 20 gushtit një lokal në fshatin ukrainas Malokaterynivka, në rajonin e Zaporizhzhia.
Mësohet se të plagosurit janë një 18-vjeçar dhe tre djem të moshës 11, 14 dhe 17 vjeç.
Ndërkohë autoritetet ukrainase po planifikojnë të evakuojnë rreth 45,000 banorë nga rajoni Sumy. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Kievit, duke cituar ministrin e Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko.
Rajoni kufizohet me rajonin rus të Kurskut, skenën e ofensivës së Ukrainës.
"Nga njëra anë ne e larguam armikun nga kufiri, por ai ende po përpiqet të luftojë," tha Klymenko.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Shpërthimi i dronëve ukrainas mbi Moskë, ‘Sulmi më i madh në qytet’! Medvedev: Asnjë dialog me Kievin deri në humbjen e tij
Xh.K/ReportTv.al