Një sulm ajror rus vrau të paktën 24 të moshuar që po merrnin pensionon në një fshat në Ukrainën lindore, thanë zyrtarët mbrëmë. Ndërkohë si pasojë e sulmeve të 19 persona mbetën të plagosur.
Përmes një postimi në X Volodymyr Zelensky se një bombë kishte goditur fshatin Yarova, rreth 24 km nga qyteti i Slovianskut, një fortesë ukrainase, dhe disa kilometra pas vijës së frontit.
"Direkt mbi njerëzit. Civilë të zakonshëm. Pikërisht në momentin kur po shpërndaheshin pensionet. Bota nuk duhet të heshtë. Bota nuk duhet të qëndrojë duarkryq. Nevojitet një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara. Nevojitet një përgjigje nga Europa. Nevojitet një përgjigje nga G20", shkroi ai në X së bashku me pamjet e viktimave të shtrirë në tokë
Rusia nuk komentoi menjëherë për sulmin. Moska ka mohuar se ka synuar civilët, por dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur që nga pushtimi i saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Komente
