Lufta në Ukrainë/ Çuko: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Malko: Duhet strategji e re mbrojtjeje! Krashi: Temë për Këshillimin Kombëtar

28 Prill 2022, 22:53| Përditesimi: 28 Prill 2022, 23:04

  • Share

TIRANË- Lufta në Ukrainë ka qenë temë e diskutimit në emisionin e sotëm 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Ndonëse është e vështirë për të menduar se çfarë duhet të presim nga kjo luftë, gazetari Armand Plaka tha se Putin po luan blofin me kërcënime, duke thënë se objektivi i tij maksimal është marrja e Donbas.

"Bota ruse, do të marrë gjithçka që ka rus dhe mendoj që është e tepruar dhe blof e Putin se objektivi do të shkojë deri te Donbas që është realist,  të tjerat janë skenare që në situatë shumë të acaruar", tha Plaka.

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko shkoi më tej duke krahasuar Putin me Hitlerin, teksa listoi edhe pikat ku sipas tij kanë ngjashmëri në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit.

"Objektivat e agresorit, po bëj një lidhje mes Putin dhe Adolf Hitlerin, kështu filloi oreksi i madh i Hitlerit, dhe kanë shumë ngjashmëri, lufta do të zgjasë nga objektivat e Putinit, oreksi u vjen duke ngrënë këtyre diktatorëve. U prish rendi botëror me pushtimin e Ukrainës, po morëm masat për t'iu kundërpërgjigjur skenarit më të keq, se çdo lloj skenari tjetër është i menaxhueshëm. Aleanca e pa përgatitur për të përballuar një agresion, zgjidhjen përfundimtare Putin e ka pushtimin e Ukrainës. Të gjithë armët e rënda që ata kanë planifikuar kërkojnë kohë, sa t'i nxjerrin nga repartet, sa t'i trajnojnë duan kohë, dhe nga kjo duhet të diskutojmë se çfarë do të bëjnë shqiptarët", tha Çuko.

Ai tha se Shqipëria duhet të nxjerrë mësim, e të fusë shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe një rikonstruktim të ushtrisë.

"Duhet të ketë një rikonceptim të ushtrisë nga e para, të rifusim shërbimin e duhur ushtarak, shoqëria shqiptare duhet të ndryshojë perceptimin, se kambanat po vijnë", vijoi Çuko.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe ish- anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko. Ai thotë se vendi ynë duhet të ketë një strategji të re të mbrojtjes.

"Jemi të vonuar, shumë njerëz po reflektojnë, por ne jemi të vonuar, ushtrinë e kemi shkatërruar, se mund ta modernizonim, por ama e kemi shkatërruar dhe duhet të kishte kohë që të inicionim një strategji të re të mbrojtjes, se nuk duhet të varemi vetëm nga NATO, por të kemi dhe mbrojtjen kombëtare", tha Malko.

Një pyetje e tillë mund të jetë edhe në Këshillimin Publik që pritet të bëhet nga viti i këtij viti, tha deputeti socialist Lavdrim Krashi.

"Brenda vitit do bëhet Këshillimi Publik, dhe mund të jetë një pyetje", tha deputeti socialist, Krashi.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 64-të, dhe kërcënimet verbale të Putinit janë rritur sërish.  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parti Enver: 29/04/2022 10:39

    Per te kuptuar se ne cfare gjendje eshte katandisur ushtria shqiptare shikoni paraden ushtarake me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise Kombetare ku qe nga parakalimi qe bene ushtaret dukeshin si te ishin rober lufte dhe jo ushtare.

    Përgjigju
  • Rrofte Ushtria Popullore: 29/04/2022 09:47

    Perpara se te rikthehet sherbimi i detyrueshem ushtarak duhet te dalin para drejtesise ata qe e shkatwrruan ushtrine ata qe gjithe armatimin dhe logjistiken e ushtrise e shiten per skrap ata qe ne emer te NATOS e denigruan ushtrine shqiptare e cila ishte krenaria e vendit nga e cila dridheshin armiqte tane .Kjo duhet te behet me pare shoku Cuko pastaj te vazhdohet me te tjerat.

    Përgjigju
  • Ne dore te trapajaneve: 29/04/2022 08:50

    Keni te drejte.Ushtria duhet te ringrihwt.Por hapin i pare duhet:-shkaterrimi i ushtrise dhe Mbrojtjes se vendita ne keto 30 vjet te cilesihet tradheti kombetare dhe ,personat pergjegjes duhet te merren ne pergjegjesi penale .Pse eshte tradheti?Referohuni miloshevicit ne parlament ne 1993-e pushtoj shqiperine me shoqaten e gjahtareve.Pse ,sot nuk e pushton? Me dy batalione te qelbura kembesorie te motorizuar do te mbrohet nga sulmi serbo Rus?Apo se hapesiren ajrore ta mbulon ...aviacioni grek...ne kuader te NATO.Mos valle Edhe trojet ne jug te shqiperise do i mbroje greku?Atehere duhet te pranojne qe programmi i aneksimir te jugut shqiptar eshte pranuar nga ...NATO.Dhe kur themi Nato,themi ShaBA.Dakord,por nato dhe Shaba te na pranojne me ushtrine tone te afte dhe me kapacitete,Jo nje grusht mercenaresh te tipit "Rambo".

    Përgjigju
  • ymeri: 29/04/2022 00:53

    CUKO KE SHUME TE DREJTE POR JENI SHUME VONE,,,USHTRIA SHQIPTARE DUHET TE KISHTE 200.000 USHTARE REKRUTE TE STERVITUR,,,,700 TANKE PERENDIMORE,,,600 MJETE TE BLINDUARA,,200 AVIONE,,200 HELIKOPTERE LUFTARAKE,,,,,,MIJERA ARTILERI,,,100 ANIJE LUFTARAKE,,,,.....KJO SI FILLIM.....POR NE I VJEDHIM LEKET,,,PRANDAJ NUK KEMI PER TE BLERE ARME....//// SA ME PARE TE BLIHEN ARME NGA NATO....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?