Moskë, Rusi

Bota

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

26 Nëntor 2024, 16:24| Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 16:35

  • Share

1732634907_moske.jpg

Moskë, Rusi

Një dezertor rus, i intervistuar në mënyrë anonime nga BBC, rrëfen se ditën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt 2022, baza bërthamore ku ai shërbente u vu në gjendje gatishmërie totale.

“Para asaj kohe, kishim vetëm stërvitje. Por ditën kur filloi lufta, armët ishin plotësisht në pozicion,” thotë ish-oficeri i forcave bërthamore ruse.

“Ishim gati të lëshonim forcat në det dhe në ajër dhe, teorikisht, të kryenim një sulm bërthamor",-shtoi ai. 

Ushtaraku pohon se gjendja e gatishmërisë ishte në fuqi që në ditën e parë të luftës dhe se njësia e tij ishte “e izoluar brenda bazës”.

“E vetmja gjë që kishim ishte televizioni shtetëror rus, Nuk e dija vërtet se çfarë kuptonte e gjithë kjo. Nuk po luftonim në luftë, thjesht po ruanim armët bërthamore",- thotë ish-oficeri.

Ai shton se gjendja e gatishmërisë u hoq pas dy ose tre javësh.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?