Lufta, diplomati Çejku në Report Tv: Putin po provokon NATO-n, përgjigja ndaj agresionit euroatlantike! Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, një ëndërr e realizuar

25 Mars 2022, 12:25| Përditesimi: 25 Mars 2022, 13:22

  • Share

Arben Çejku, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë  tha në Report Tv se presidenti rus Vladimir Putin me agresionin e nisur 30 ditë më parë donte të tregonte fuqinë e tij ndaj NATO-s dhe se nuk kishte qëllim primar pushtimin e Ukrainës.

Ai e cilësoi këtë ngjarje si një tragjedi që po kullon gjak në zemër të Europës.

"E gjithë ko që kemi parë është një tragjedi njerëzore që zhvillohet në kufi të Evropës. Njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për rëndësinë e paqes dhe stabilitetit. Pas asaj që ndodhi në Siri nuk menduam që kjo do të ndodhte në zemër të Evropës. Nuk menduam që do  përballemi me të njëjtat pasoja. Fytyra e kësaj luftë që kullon gjak në mes të Europës, kërkon një përgjigje. Kur ka filluar lufta mendoja që do të përfundonte shpejtë, pasi arsyet e konfliktit ishin të vendosur vetëm nga njëra anë dhe ishte e qartë qe Kremlini donte të demonstronte fuqinë në sytë e NATO-s sesa të poshtëronte Ukrainën.", u shpreh ai.

I ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu ish-ambasadori tha se reagimi ndaj luftës në Ukrainës është euroatlantik. I pyetur lidhur me mundësinë e ndërhyrjes së NATO-s, ai tha se së pari kjo aleancë është demokratike dhe së dyti ka një ushtri të përbashkët. Duke nënkuptuar me këtë fjali se NATO nuk mund të veprojë në mospërputhje me neni 5 statutit.

"Përveç SHBA dhe NATO-s edhe Britani e Madhe jepnin një alarm për një sulm të mundshëm të rusëve ndaj Ukrainë, por vendet evropiane nuk e mendonin që Putin do të kapërcente kufirin. Pati pak përpjekje në këtë periudhë për ta penguar luftën. Kjo erdhi sepse evropianët menduar që Putin donte thjesht të bënte një presion për aneksimin e Krimesë. Putin do të provokojë komplet strukturën euroatlantike, pas konferencës së djeshme tregon që edhe reagimi është euroatlantik. NATO është organizatë e vendeve demokratike përpara se të jetë një ushtri e përbashkët.  mendoj se NATO nuk ka dashur t'i konsumoj t'i gjitha hapat e sigurisë dhe kundër reagimit.", u shpreh ai në Report Tv.

Lidhur me rolin pjesmarrjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Çejku tha se është një ëndërr e realizuar e vendit tonë, që e kanë uruar të gjithë diplomatët.

Ai sugjeroi se Shqipëria duhet të jetë më aktive në NATO, ndërsa shtoi se është reshtura në vendin e duhur sa i përket qëndrimit lidhur me luftës.

"Për ironi gjatë shkurtit kur filloi lufta presidencën e kishte Rusia, Shqipëria është në përputhje me proporcionalitetin e saj, por është e rëndësishme që Shqipëria është reshtura aty ku duhet, Ka mbajtur një rol normal pa hiperbolizuar. Është shanë shumë i madh për Shqipërinë të jetë në Këshillin e Sigurimit, ka qenë një ëndërr e madhe e vendit tonë ndër vite. Shqipëria brenda NATO-s duhet të jetë edhe më aktive.", u shpreh ish-ambasadori në Report Tv.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?