Termocentral

Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia

13 Prill, 08:38| Përditesimi: 13 Prill, 19:22

  • Share

Lufta e Rusisë kundër energjisë së Ukrainës vijon e pandërprerë, për të paralizuar prodhimin  industrial dhe ushtarak dhe për të dobësuar forcën e armikut. Sulmet e fundit kanë lënë qindra banesa në errësirë dhe me probleme të furnizimit me ujë në disa rajone, nga Kherson në Kharkiv.

Rezistenca e Kievit bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të mungesave të municioneve dhe raketave kundërajrore. Ndërkohë sipas Wall Street Journal, presidenti rusi Vladimir Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia.

Për këtë ai ka informuar agjencinë atomike të Kombeve të Bashkuara (IAEA) se Kremlini synon të rifillojë termocentralin bërthamor duke rritur më tej rreziqet e një aksidenti në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

Qëllimi i Rusisë do të ishte që të rikthejë në shërbim të paktën një reaktor deri në 40 vjetorin e lidhjes së termocentralit me rrjetin elektrik të Bashkimit Sovjetik në dhjetor.

Ora 19:20
Gjenerali i ushtrisë ukrainase: Situata në fushën e betejës po përkeqësohet

1713028949_yukytkytkytk.JPG

Oleksandr Syrskyy

Gjenerali i ushtrisë Ukrainase, Oleksandr Syrskyy, ka deklaruar se situata e në fushën e betejës është "përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit", pasi përmirësimi motit lejoi forcat ruse të nisnin një ofensivë të re përgjatë disa seksioneve të Frontit të Gjatë më shumë se 1000 km (620 milje).

Përmes një komunikate në aplikacionin e mesazheve “Telegram”, gjenerali Syrskyy tha se Moska ka rritur sulmet e saj që kur Presidenti Vladimir Putin rifitoi zgjedhjet.

Ora 18:24
Media e pavarur ruse dokumenton vdekjen e mbi 50 mijë ushtarëve rusë: Numri real mund të shkojë në 85 mijë

1713025685_trshrerhterhte.JPG

Mbi 50 mijë anëtarë të personelit ushtarak të Rusisë – është dokumentiuar – kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, që nga fillimi i saj më shumë se dy vite më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga media e pavarur ruse “Mediazona”, e cila në në bashkëpunim me BBC-në, llogarit viktimat ruse të luftës, bazuar në vdekjet e regjistruara nga burime të hapura.

Kjo media sqaron se 50,471 anëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë që nga fillimi i saj në shkurt 2022.

Ndërsa, në bazë të regjistrimeve të kompensimeve për familjet e ushtarëve të vrarë, numri i tyre është në mbi 85 mijë, sipas Mediazonas e cila thotë se ky duhet të jetë numri real.

Kjo media thotë gjithashtu se Rusia ka humbur shumë tanke, blinda dhe njësi artilerie javët e fundit, megjithëse viktimat nga këto humbje nuk përfshihen në raportin e fundit.

Sipas Mediazonës Rusia humbet rreth 1200 ushtarë në javë.

Sipas ushtrisë ukrainase, ushtria ruse ka pësuar 451730 viktima në luftë, përfshirë vdekjet dhe plagosjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe inteligjenca britanike thonë se numri i viktimave ruse është 300 mijë.

Kievi ka pohuar se më shumë se 180 mijë ushtarakë rusë janë vrarë. Rusia rrallë njofton shifrat për viktimat. Sipas vlerësimit të fundit të Moskës, shtatë muaj pasi filloi lufta, numri i tyre ishte nën 6 mijë. Ukraina ka thënë se ka humbur 31 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës.

Ora 17:03
Gjermania do t’i dhurojë Ukrainës një sistem shtesë mbrojtës ‘Patriot’

1713020711_dsvsagsgsg.JPG

Gjermania do të dërgojë një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ në Ukrainë për të fuqizuar forcat e saj të armatosura dhe për t'i ndihmuar ato të zmbrapsin sulmet ajrore të shtuara ruse.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes nga Berlini.

“Për shkak të rritjes së sulmeve ajrore ruse kundër Ukrainës, qeveria gjermane ka vendosur të forcojë më tej mbrojtjen ajrore të Ukrainës”,- thuhet në një deklaratë.

Ora 14:28
Të paktën 10 të vdekur në sulmin në Tokmak, Moska fajëson Kievin

Të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, vdiqën pas një bombardimi mbrëmjen e së premtes vonë që goditi një qytet të pushtuar nga Rusia në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

Këtë e tha një zyrtar lokal pro-rus, duke fajësuar Kievin për sulmin. Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë raportuar të paktën tre të vdekur civilë nga sulmet ruse në pjesë të tjera të vendit.

  Ndërsa sot shërbimet e emergjencës po përpiqen të shpëtojnë civilët e bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre në Tokmak , në një pjesë të Ukrainës jugore që Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme, tha kreu rajonal i Kremlinit, Yevhen Balitsky.

Administrata komunale e Tokmak raportoi në Telegram se bombardimet goditën tre ndërtesa banimi. Pesë persona u nxorrën të gjallë nga rrënojat dhe 13 të tjerë u shtruan në spital,tha Balitsky.

Ora 14:23
Ukrainë/ Komandanti i ushtrisë: ‘Situata në frontin lindor është përkeqësuar ndjeshëm’

"Gjatë ditëve të fundit situata në frontin lindor është përkeqësuar ndjeshëm." Kështu deklaroi komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrsky.

Ai shpjegoi se "kjo është kryesisht për shkak të intensifikimit të ndjeshëm të sulmit të armikut pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi".

Për këtë arsye, ai thotë se u vendos që zonat më problematike të mbrojtjes të forcohen me mbrojtje ajrore.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?