Lufta në Ukrainë/ Eksperti në ‘Repolitix’: Bjellorusia ‘buton i kuq’ që do përdoret nga Putin! Babaramo: Serbia rrezik për Kosovën

2 Mars 2022, 23:06| Përditesimi: 2 Mars 2022, 23:09

  • Share

TIRANË- Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Rusia nuk e kishte pritur rezistencën e Ukrainës dhe se kishte menduar se do ta pushtonte atë brenda një kohe shumë të shkurtër. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Klosi thotë se zgjidhja mes dy vendeve do jetë marrëveshja.

“Nuk ka zgjidhje me luftë, nuk do kishte pushtuar nëse do mendonte se lufta do zgjasë një muaj. Këto bisedime që bëhen pas 7 ditësh, problemet do çojnë më kollaj drejt një marrëveshje. Ukrainasit nuk pranojnë asgjë nga ato që kërkojnë rusët. Në aspektin moral normal që ka humbur.

Eksperti i Sigurisë Ervin Karamuça thotë se Aleksandër Lukashenko është një ‘buton’ i Vladimir Putin dhe do të përdoret në ditët në vijim në pushtimin e Rusisë.

“Pritet në ditët në vijim që do jetë një buton i Putinit, do jetë një rrezik”, tha Karamuça.

Ndalur në ndikimin e Serbisë në Ballkan, gazetari Ilir Babaramo thotë se Aleksandër Vuçiç është një rrezik për Kosovën. Të njëjtin mendim ndan edhe Arben Skënderi, i cili thotë se Serbia është një faktor destabilizues në Ballkan.

“Votimi i Serbisë lidhet me një lloj qëndrimi momental. Serbia ka 10 vjet që mbi armatoset në mënyrë të frikshme. NATO ka armatosur Kroacinë, ka mbajtur një balancë sepse kroatët ishin të vetmit që i bën ballë në atë kohë Serbisë. Serbia e ka këtë punë, destabilizmin e Bosnjës, destabilizimi që iu bë Malit të Zi. Gjithmonë flitet për daljen në det, Serbia e ka gjithmonë atë synim”, tha Sëknderi.

Për Kosovën përbën rrezik, ka një ekzitencë simbiotike mes Rusisë dhe Serbisë, sa herë është shtrirë Rusia në Europë aq herë është shtrirë Serbia në Ballkan. Po i bën Serbia duke futur në konflikt bosnjës, grushtin e dështuar në Mal të Zi. Është përpjekur të mbajë vatra tensioni të ndezur”, u shpreh Babaramo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 03/03/2022 17:31

    Po Shqiperia a po pregatitet duke shtuar armatimet ?Apo na mbron NATO !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?