Lufta në Ukrainë/ Erdogan do të propozojë në samitin e G20 një plan për t'i dhënë fund luftës

18 Nëntor, 15:37| Përditesimi: 18 Nëntor, 15:41

  • Share

1731940683_14213119123237384364c43aaa6f.jpg

Luiz Inácio Lula da Silva dhe Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të prezantojë një plan paqeje për Ukrainën në samitin e G20. Kjo është raportuar nga Bloomberg, cituar nga The Guardian.

Sipas mediave, propozimi i Erdogan përfshin ngrirjën e vijës së parë ashtu siç është aktualisht, Ukraina pranon të mos anëtarësohet në NATO për të paktën dhjetë vjet, t'i sigurojë Ukrainës armë për të siguruar mbrojtjen e saj dhe vendosjen e forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në një zonë tampon të demilitarizuar në Donbas.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka përjashtuar tashmë ngrirjen e situatës aktuale taktike si "të papranueshme".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Ata që lëshojnë raketa kundër nesh do të marrin përgjigjet e duhura


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?