Të premten, 27-liderët e BE-së zhvilluan një takim inofrmal në Pragë , Çeki ku fokusi kryesor ishte situata në Ukrainë.
Udhëheqësit evropian kanë rënën dakord që të japin më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por nuk arritën marrëveshje për vendosjen e një çmimi tavan.
Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në samitin e Pragës u shpreh se jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të kapjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse
"Rusia ka sjellë luftë në tokën tonë, në pjesën ukrainase të Evropës. Dhe vetëm falë faktit që populli ukrainas ndaloi pushtimin nga Rusia, kjo e fundit ende nuk mund ta çojë të njëjtën luftë në pjesë të tjera të Evropës. Evropa, veçanërisht në vendet baltike, Polonia dhe Moldavia”, shtoi lideri ukrainas.
Duke ripërsëritur atë çka deklaroi gjatë samitit, Zelesnky në një intervistë për BBC-në tha se zyrtarët rusë kanë nisur “të përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është e gatshme t’i përdorë ato.
Duke njoftuar se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidenti rus Vladimir Putin , lideri turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për zgjidhjen paqësore të çështjes së Ukrainës për të mirën e të gjithëve.
Trupat e 180 personave u gjetën në një varr masiv të zbuluar në Lyman, në rajonin e Donetskut, të çliruar nga pushtuesit rusë. Kështu ka bërë të ditur shefi i departamentit të policisë, Jevhen Zhukov. Nga ana tjetër, presidenti Zelensky tha se rreth 2,500 kilometra katrorë të territorit ukrainas dhe 96 vendbanime janë liruar që nga fillimi i kundërofensive nga trupat e Kievit, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se zyrtarët rusë kanë nisur “të përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është e gatshme t’i përdorë ato.
Në një intervistë për transmetuesin publik britanik, BBC, Zelensky tha se nuk ka bërë thirrje për sulme në Rusi, duke pretenduar se deklaratat e mëhershme të tij, janë përkthyer keq.
“Duhet të përdorni goditje parandaluese”, tha ai duke iu referuar sanksioneve, “e jo sulmeve”.
Zelensky tha se bota duhet ndërmarrë veprime tani, pasi kërcënimet ruse paraqesin “rrezik për gjithë planetin”.
Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e territoreve të mëdha gjatë një kundërofensive, që ka detyruar trupat ruse të tërhiqen nga pozicionet që i kanë mbajtur. Pas humbjeve, Rusia mbajti referendume të rreme në katër rajone ruse, dhe më pas presidenti rus, Vladimir Putin, aneksoi paligjshëm ato.
Shpallja e aneksimit nga Rusia të rajoneve ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, gjerësisht është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe është parë si një përshkallëzim i madh i luftës. Presidenti Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë paralajmëruar se do të përdorin të “gjitha mjetet ushtarake” për të mbrojtur këto territore, duke rritur frikën për një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore.
Megjithatë, zyrtarët perëndimorë kanë thënë se nuk ka të dhëna se Rusia është e gatshme të përdorë këto lloj armësh.
“Ata kanë nisur ta përgatisin shoqërinë, kjo është e rrezikshme”, tha Zelensky.
“Ata nuk janë të gatshëm, t’i përdorin ato. Por, ata kanë filluar të flasin për to. Ata nuk e dinë nëse duhet t’i përdorin apo jo. Por, unë mendoj se është e rrezikshme vetëm të flasësh për to”, shtoi Zelensky./REL
Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e armatosura të Ukrainës arrin vlerën e 675 milionë dollarëve. Në paketën e 20-të të ndihmave amerikane gjenden 100 transporterë Humvee, për mbrojtjen e ushtarët ukrainas në front. Lartë në listën e armëve që dërgohen është edhe municioni për artileri HIMARS (High Mobility Artillery Missile Systems). Presidenti amerikan Joe Biden, para dy ditësh ka njoftuar dhe për një paketë të re ndihme.
“HIMARS” janë konsideruar si ndër armët më të rëndësishme dhe shkatërruese të cilat kanë ndërruar dhe rrjedhën e luftimeve në shumë rajone të Ukrainës, duke sjellë dhe çlirimin e shumë fshatrave së fundmi në Kherson.
Është llogaria në Twitter ‘Ukraine Weapons Tracker’, e cila thotë së ukrainasit kanë përdorur sistemet raketore amerikane HIMARS të llojit M30A1.
Raketat e lëshuara nga HIMARS-i janë M31 Unitary Warhead, një armë 196 kilogramësh "efektive kundër objektivave të pikave kritike". Preciziteti i ndihmuar nga GPS do të thotë se M31 mund të godasë një objektiv specifik si një ndërtesë ose depo municioni, por efektet e tij janë të përqendruara në një zonë të ngushtë.
“Të gjithë ne jemi në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të kapjes së termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse”, kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në samitin e Pragës .
"Rusia ka sjellë luftë në tokën tonë, në pjesën ukrainase të Evropës. Dhe vetëm falë faktit që populli ukrainas ndaloi pushtimin nga Rusia, kjo e fundit ende nuk mund ta çojë të njëjtën luftë në pjesë të tjera të Evropës. Evropa, veçanërisht në vendet baltike, Polonia dhe Moldavia”, shtoi lideri ukrainas.
Nga ana tjetër, Roberta Metsola , presidentja e Parlamentit Europian tha se "Ukraina ka nevojë për armë të rënda dhe tanke.
“Shtetet anëtare mund të ofrojnë" armët "pasi Rusia ka zbatuar një përshkallëzim të ri të pushtimit të saj duke e bërë atë më të dëshpëruar dhe ne duhet të përgjigjemi në një mënyrë proporcionale,", tha Metsola duke folur me gazetarët përpara samitit jozyrtar në Pragë .
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell foli rreth propozimit për një këst të ri financiar, ndihmë për Ukrainën.
"Unë do t'u kërkoj liderëve të mbështesin propozimin për një këst të ri" të financimit brenda Fondit Evropian të Paqes, për të vazhduar mbështetjen ushtarake të Ukrainës dhe gjithashtu për një mision trajnimi. Shpresoj që në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Jashtme ta kemi propozimin”, tha Borrell nga Praga.
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, gjatë Samitit në Pragë ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike mePutin. Erdogan dhe Putin diskutuan për çështje që pritet të përmirësojë marrëdhëniet Turqi-Rusi, ndërsa në rend dite ishin edhe zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.
Erdogan ka përsëritur se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për zgjidhjen paqësore të çështjes së Ukrainës për të mirën e të gjithëve.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut dërgoi një letër për të uruar presidentin rus për ditëlindjen e tij, duke vlerësuar aftësinë udhëheqëse të Putinit për t'iu përgjigjur sfidave nga SHBA.
“Ju uroj shëndet të mirë dhe sukses në punën tuaj për prosperitetin e Rusisë”, ka shkruar Kim Jong-un.
Në letër, Kim vlerësoi Putinin për arritjet e jashtëzakonshme në qëllimin strategjik të ndërtimit të një Rusie të fuqishme.
“Sot, Rusia po mbron me vendosmëri dinjitetin e saj kombëtar dhe interesat themelore nga sfidat dhe kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara. Kjo vështirë se do të ishte e mundur pa udhëheqjen tuaj të jashtëzakonshme dhe vullnetin e fortë”, ka shkruar Kim Jong-un.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut përmendi gjithashtu bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjelltë midis Phenianit dhe Moskës, siç u ra dakord në samitin në qytetin e Vladivostok, Lindja e Largët e Rusisë në vitin 2019. Ai shpresonte për një marrëdhënie personale midis dy vendeve. të cilët do të kenë një rol më të madh në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Koreja e Veriut kohët e fundit ka përmendur vazhdimisht marrëdhëniet e saj me Rusinë, mes tensioneve në rritje në gadishullin Korean dhe ngërçit në negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Pheniani më 4 tetor akuzoi Uashingtonin dhe aleatët e tij për aplikimin e "standardeve të dyfishta" në përgjigje të lëvizjes së Rusisë për të aneksuar katër provinca ukrainase në territorin e saj, duke thënë se vendimi i Rusisë ishte "plotësisht i ligjshëm".
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të 5 tetorit mbi lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut, Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për të vendosur më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut. Zëvendës ambasadorja e Rusisë në OKB Anna Evstigneeva paralajmëroi se “shtimi i sanksioneve ndaj Koresë së Veriut është një rrugë qorre” dhe “nuk do të sjellë asnjë rezultat”.
Presidenti rus Vladimir Putin feston ditëlindjen e tij të 70-të më 7 tetor. Jubileu vjen në një kohë kur lideri gjithnjë e më autoritar përballet me disa nga sfidat më të frikshme të dy dekadave të tij në pushtet. Putin ka mbi 23 vjet si president apo kryeministër në Federatën Ruse.
Cifutet do ta marin boten ne qafe se jane ndyresira te pashpirt bashke me ata bastardet qe i mbeshtesin por historia e ka treguar qe gjithmone kane ngrene koken e tyre
PërgjigjuTi mor lal llafe shume e pune hic. Le me Rusine, qe nuk ben dot biznes por as me Arabine. Trump ne kovid e mbajti cmimin global te karburantit normal ndersa zotrote dyfish dhe prite ku te qendroje.
PërgjigjuMos gëzofte e e mos festonte ditelindje kurre,mashtrojnë se eshte eshte i sëmuret,i rafte infrakt qe te shpetoje njerzimi
PërgjigjuDo zoti jua thyen kockat kriminelave perendimore
PërgjigjuDihet fundi i hitlereve ,putineve,neroneve dhe i gjithe klysheve qe i simpatizojne ose u shkojne mbrapa Mund te jene ruse,serbe,çeçene,por mund te kete dhe ndonje shqiptar qe ja ka shitur shpirtin djallit Eshte lufte midis te mires dhe te keqes,por r mira triumfon gjithemone.Tiranet fundin e kane te njejte
Serb ahqipfoles zoteria juaj?