Lufta/ Mediat amerikane: Kievit do t’i mbarojnë rezervat e mbrojtjes kundërajrore deri në maj! Pentagoni: Rrjedhje e rëndë e informacioneve

10 Prill 2023, 07:15| Përditesimi: 10 Prill 2023, 22:50

  • Share

Dokumente amerikane me informacione sekrete janë publikuar nëpër rrjetet sociale duke zbuluar edhe raporte mbi ushtrinë ukrainase. Së fundmi, është zbuluar se në një prej raporteve thuhet se Ukraina nuk ka kapacitetet për të kryer një kundërofensivë kundrejt Rusisë. 

Ukraina ka ndryshuar tashmë disa nga planet e saj ushtarake për shkak të publikimit në internet të dokumenteve sekrete ushtarake amerikane. CNN raportoi duke cituar një burim të afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ndërsa media amerikane "NewYork Times" ka publikuar një artikull ku thuhet se sipas dokumenteve sekrete amerikane, Ukrainës pritet t'i mbarojnë rezervat e mbrojtjes kundërajrore brenda muajit maj. Disa tekste theksojnë pikat e dobëta të mbrojtjes ukrainase në një moment kritik dhe delikat të luftës, atëherë kur forcat do të përgatiteshin për të nisur një kundërofensivë kundër rusëve.

Pentagoni ka reaguar për dokumentet e publikuara duke e quajtur si një rrjedhje të rrezikshme të informacioneve sekrete. 

Ndërkohë, gjatë natës, forcat ruse sulmuan dy komunitete në provincën Kherson. Kështu tha guvernatori Oleksandr Prokudin , sipas raporteve të mediave lokale. 

‘Luftëtarët e armikut hodhën gjithashtu tre bomba në fshatin Kizomys në komunitetin Bilozerka’, raportoi Prokudin në Telegram. Nuk raportohet për viktima civile.

Ukrainasit festuan dje të Dielën e Palmës Ortodokse, por sërish lufta nuk ndaloi. Të paktën 7 civilë u vranë nga bombardimet gjatë fundjavës. 

Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin rus i cili, veçanërisht në Zaporizhzhia, qyteti i termocentralit bërthamor, shkaktoi vdekjen e babait dhe vajzës së tij dhjetëvjeçare, ndërsa nëna u plagos rëndë. 

“Kështu Rusia izolohet edhe më shumë nga bota, nga njerëzimi”, tha lideri i Kievit në mesazhin e tij të mbrëmjes në Telegram. "E diela e Palmave të vitit të ardhshëm kaloftë në paqe dhe liri për të gjithë popullin tonë"- shtoi Zelensky.

Grupi rus 'Wanger' pretendon se ka ngritur flamurin e Rusisë në një prej ndërtesave të administratës në rajonin e Bakhmutit që konsiderohet pengesa më e vështirë për t'u kaluar nga rusët.

Ora 22:57
Pentagoni: Rrjedhja e dokumenteve sekrete, rrezik serioz për sigurinë kombëtare! Nxit dezinformimin

1665471163_pentagoni.jpg

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka konsideruar si një rrezik për sigurinë kombëtare publikimin e dokumenteve sekrete ku u zbuluan edhe raportet për gjendjen ushtarake të forcave ukrainase. 

“Fakti që këto dokumente po qarkullojnë në internet është një rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe mund të nxisë potencialisht dezinformimin,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Chris Meagher.

Ora 20:59
Grupi 'Wanger' ngre flamurin pro-rus në ndërtesën e administratës së Bakhmutit

Kreu i Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Denis Pushilin tha se trupat ukrainase, duke u tërhequr nga ndërtesa e administratës së qytetit Bakhmut, e hodhën në erë atë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass .

Pushilin më pas vuri në dukje se luftëtarët e grupit Wagner ishin në gjendje të ngrinin një flamur rus mbi administratën e qytetit, që është një shenjë formale e kontrollit mbi qytetin."

Ora 19:15
Ministri turk: Anëtarësimi i Suedisë në NATO, është shumë larg! Turqia nuk do japë miratimin

1671725845_turkey.JPG

Turqia ka bërë me dije se anëtarësimi i Suedisë në NATO, ndryshe nga Finlanda, është shumë larg pavarësisht deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Këtë deklaratë e bëri ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i cili tha se miratimi i Turqisë për anëtatësimin e Suedisë në NATO është shumë larg. Ai shtoi se Suedia nuk është gati për t’u anëtarësuar në Aleancën ushtarake më të fuqishme në botë.

Ora 17:47
Pro-rusët: Trupat e Moskës kontrollojnë mbi 75% të Bakhmutit

1681141668_rah.JPG

"Tani mund të them patjetër se më shumë se 75% e qytetit është nën kontrollin e njësive tona," tha guvernatori i republikës së vetëshpallur pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, duke folur për kontrollin e qytetit të diskutueshëm të Bakhmut . Kjo është bërë e ditur nga agjencia Tass . Pushilin shtoi se është herët të flitet për çlirimin e plotë të Bakhmutit, ka ende beteja të ashpra në pjesën perëndimore të qytetit.

Ora 16:30
Ndodheshin në kushte të vështira mjekësore, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 100 robër lufte

1677510137_Screenshot1.jpg

Ditën e sotme është realizuar një shkëmbim i ri i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas mediave të huaja, plor 106 ushtarë rusë në rrezik për jetën si pasojë e kushteve të tyre mjekësore janë liruar dhe kthyer në atdheun e tyre kundrejt 100 ushtarëve të tjerë ukrainas.

"Këta janë robër lufte, duke përfshirë mbrojtësit e Mariupol dhe Gostomel," tha kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak. "Kemi arritur të bëjmë një tjetër shkëmbim të madh të burgosurish. Po rikthejmë 100 vetë," shtoi ai, "ata janë ushtarë, detarë, roje kufitare, roje kombëtare. Midis tyre janë mbrojtësit e Mariupolit, 'Azovstal', Gostomel. Disa njerëz u plagosën rëndë dhe janë të sëmurë”- përfundoi ai.

Ora 15:38
Ukraina do të nisë një 'koalicion ndërkombëtar' për kthimin e fëmijëve ukrainas në Rusi

19 mijë fëmijët që janë nxjerrë me forcë nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë do të rikthehen në atdheun  e tyre përmes një  koalicioni ndërkombëtar,Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës tha se koalicioni do të synojë të ndëshkojë ata që janë fajtorë për krime kundër fëmijëve ukrainas.

Që kur u raportua se fëmijët ukrainas në Rusi po ndëshkohen fizikisht për refuzimin e këndimit të himnit kombëtar rus, qeveria u alarmua për të bërë çdo gjë që është e mundur për rikthimin e fëmijëve në vendin dhe familjet e tyre.

Ky koalicion tashmë është mbështetur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, tha zonja Vereshchuk.

Zëvendës kryeministrja tha gjithashtu se realizimi i këtij qëllimi kërkon mbështetje ndërkombëtarë dhe të ndërmjetësuesve, të cilët mund të jetë kushdo tha ajo duke cituar, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Fondi Ndërkombëtar i Emergjencës për Fëmijët i OKB-së (UNICEF)etj.

Ajo shtoi se ndihma e komunitetit botëror është kritike për Ukrainën uroi që kjo platformë të vihet në jetë sa më shpejt.

Kujtojmë se më herët u raportua se 4,396 jetimë ukrainas ishin tani në Rusi kundër vullnetit të tyre dhe mendohet se rreth 19,000 fëmijë janë nxjerrë me forcë nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë në shkurt 2022.

Ora 15:27
Publikimi i dokumenteve sekrete amerikane, Kremlini s’mohon të jetë i përfshirë, por ironizon akuzat: E keni sëmundje të na fajësoni ne

Rrjedhja e dokumenteve tepër sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Ukrainë, ishte tema kryesore e mediave botërore për javën që lamë pas.

Dokumentet tejet konfidenciale u shpërndanë në mediat sociale më 6 prill, duke dhënë një pamje njëmujore të fotografisë së inteligjencës brenda Ukrainës, duke treguar detaje se si SHBA vijon të infiltrojë agjentët e saj në vendet aleate.

Kremlini nuk e ka mohuar se qëndron pas rrjedhjes së dokumenteve të inteligjencës Amerikane teksa është ankuar sot se Rusia fajësohet për gjithçka.Dokumentet, të cilat mund të jenë ose jo autentike, përfshijnë gjithashtu detaje të humbjeve për të dyja palët, por është sugjeruar se ato janë të kontrolluara.

Një numër zyrtarësh amerikanë dyshojnë se zbuluesi mund të jetë amerikan, duke pasur parasysh gjerësinë e temave të mbuluara nga dokumentet.Megjithatë, përfshirja e njerëzve pro-rus nuk është përjashtuar.

Një ish-oficer i CIA-s ka thënë se ka shumë të ngjarë që Moska të ketë orkestruar rrjedhjen në mënyrë që të mbjellë konfuzion dhe ndarje të mundshme midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij.

Kur u pyet në lidhje me akuzat se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ka një tendencë për të fajësuar gjithmonë Rusinë për gjithçka.

Është, në përgjithësi, një sëmundje, tha ai duke marrë shkas nga akuzat e përhershme drejtuar Rusisë.I pyetur për idenë se Uashingtoni kishte spiunuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Peskov tha se kjo nuk mund të përjashtohej.

Më tej ai tha se fakti që Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar prej kohësh krerë të ndryshëm shtetesh, veçanërisht në kryeqytetet evropiane, është shfaqur vazhdimisht, duke shkaktuar situata të ndryshme skandaloze tha zëdhënësi i Kremlinit.

Ora 13:18
Lufta/ Nuk ka plane për një armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse

1680873320_Capture.JPG

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se nuk ka asnjë plan për një armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse.

“Të mos harrojmë se Moska tashmë ka paraqitur iniciativa dhe i është bashkuar propozimeve të armëpushimit, por është përballur me hezitimin e regjimit të Kievit për ta mirëpritur atë”, tha Peskov.

Pashkët ortodokse janë më 16 prill.

Ora 13:15
Moska: Do të forcojmë mbrojtjen ajrore për të penguar hyrjen e Finlandës në NATO

Një komandant i forcave ajrore ruse ka thënë se Rusia ka në plan të forcojë mbrojtjen ajrore. Ky plan i Rusisë po bëhet me qëllim që të pengojë futjen e Finlandës në NATO.

Rusia ndan një kufi prej 1300 km me Finlandën.

Ora 13:12
Lufta/ Vizitë e papritur, ministri i rus i Mbrojtjes takim në Bjellorusi me Aleksandër Lukashenkon

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko priti në Minsk ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në një takim të paparalajmëruar. Kjo u raportua nga agjencia bjelloruse e lajmeve Belta, duke shpjeguar se Lukashenko i tha Shoigut se i duheshin garanci se Rusia do ta mbronte Bjellorusinë "si territorin e saj" në rast agresioni.

Ora 12:29
Lufta në Ukrainë, numri i varreve për ushtarët e Wagner vijon të rritet

Trupa famëkeqe ruse, "Wagner" që lufton kundër trupave ukrainase po përjeton shumë humbje. Drejtuesi i saj, Jevgeni Prigoshin megjithatë i pranon me qetësi ato, "ata që luftojnë, vdesin nganjëherë", thotë Prigoshin.

Sipas të dhënave të kreut të trupës së mercenarëve rusë, "Wagner", Jevgeni Prigoshin kjo trupë vazhdon të pësojë humbje në njerëz në Ukrainë. Një video të publikuar së fundmi nga shërbimi i shtypit të kësaj trupe, Prigoshin shihet në një varrezë, ku janë varrosur mercenarët e kësaj trupe. "Po, ajo (varreza) po rritet. Ata që luftojnë nganjëherë vdesin", thotë ai duke shtuar, se luftëtarët e trupës janë të varrosur në varrezën e kësaj trupe. Në këtë varrezë do të ngremë një monument për gjeneratat e ardhshme, thotë Prigoshin.

Forcat e kësaj trupe mercenarësh janë trupa kryesore që lufton në ofensivën në Ukrainën lindore, si në qytetin Bahmut, ku luftimet janë të ashpra. Në këtë qytet zhvillohen luftimet më të përgjakshme të fushatës ushtarake ruse dhe të dyja palët në luftime kanë humbje të mëdha. Por Prigoshin shprehet, se së shpejti "në tre deri në katër javë" ky qytet mund të pushtohet. Por vetëm para pak ditësh, Prigoshin kishte thënë, se Bahmut ishte pushtuar.

Autoritetet ruse që nga shtatori nuk kanë bërë më publike të dhëna të reja për ushtarët e vrarë në luftime. Në shtator 2022 Ministria e Mbrojtjes ruse kishte bërë fjalë për 5.937 ushtarë rusë të vrarë në luftime. Në këtë shifër nuk janë të përfshirë mercenarët e trupës Wagner, që nuk llogariten, pasi kjo trupë nuk është ushtri e rregullt. Sipas të dhënave nga vendet perëndimore shifra e rreth 150.000 të vdekurve nga secila palë është realiste.

Trupa Wagner u krijua në vitin 2014 dhe ka qenë e përfshirë në konfliktet në Afrikë, Amerikën Latine dhe Lindjen e Afërt. Prigoshin deri në shkurt kishte rekrutuar për disa muaj të burgosur rusë me premtimin, se pas kthimit nga luftimet ata do të amnistoheshin./ DW

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiqiri Veli Haxhiu: 11/04/2023 16:17

    O Zhelecka ti do bëje kundra ofensiv ku e ke ? ? ? Apo do ta bosh kur krimineli Putin të pushtoi gjith Ukrainën. Ah mor derdimeni Zhelecka që i more djemt e nënave në qaf o karagjozi kllaun Zhelecka.

    Përgjigju
  • Enka: 11/04/2023 01:09

    Kerkojini ndihme shoqes Karcani, krahut te djathte te Rames dhe eksperte ne rrjedhje te dhenash per patronazhim se u maro pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?