Bota

Lufta në Ukrainë/ Në 5 gusht, sërish takim Erdogan-Putin, kësaj radhe në Soçi, Rusi

26 Korrik 2022, 07:48| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 22:55

  • Share

Dita e 152 e luftës në Ukrainë! Gjithnjë e më pak gaz nga Rusia në Evropë. Gazprom po redukton më tej furnizimet për Gjermaninë nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik. Fluksi i gazit do të bjerë në 20% të kapacitetit total. Prandaj, dërgesat do të kufizohen në 33 milionë metra kub në ditë duke filluar nga e mërkura. Ndërkohë, çmimi i gazit evropian po rritet me 10 për qind. Evropa po përgatitet për skenarin më të keq, thotë Brukseli.

‘Evropa duhet t’i përgjigjet ‘luftës së gazit’ të Rusisë duke rritur sanksionet kundër Moskës’. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se kjo është rruga e vetme kundër kërcënimeve të mëtejshme nga Moska.

Kjo është një luftë e hapur e gazit që Rusia po bën kundër një Evrope të bashkuar”, tha Zelensky, duke iu referuar njoftimit të Gazprom për një shkurtim të ri të furnizimeve me gaz në Evropë.

Pavarësisht bombardimeve të portit të Odesës, Rusia dhe Ukraina thonë se mund të nisë plani për eksportin e grurit ukrainas nga bregu i Detit të Zi. Turqia dhe OKB-ja që sponsorizuan marrëveshjen garantojnë sigurinë e autokolonave. Ndërsa Moska siguron se do të respektojë angazhimet e saj, duke lejuar që operacionet të kryhen edhe nga vetë Odessa.

Ndërkohë, lufta në terren, vijon. Ukrainasit thonë se pushtuesit rusë janë në telashe veçanërisht rreth qytetit Kherson, në perëndim të gadishullit të Krimesë, të cilin e pushtuan në fazat e hershme të konfliktit. Dhe në lindje, në Donbass, përparimi i forcave të Moskës duket se është të paktën i ngadalësuar. Presidenca ukrainase thotë se një bombardim rus goditi një qendër kulturore në rajonin verilindor të Kharkiv, ku po punohet për nxjerrjen e katër personave nga nën rrënoja.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të fluturojë për në Soçi nw 5 gusht të Rusisë, ku do të takohet me kolegun e tij rus Vladimir Putin. Ky është takimi i dyt ballë për ballë mes të dyve që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, pas takimit që u zhvillua në Teheran më 19 korrik të kaluar. Më 23 korrik, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për të lejuar kalimin e drithit të bllokuar në portet e Ukrainës dhe drithërave dhe plehrave të prodhuara nga Rusia përtej Detit të Zi.

Ora 17:07
Britania zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë

Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të cilat synojnë lidershipin e lartë të Rusisë.

Sanksionet e reja vijnë si përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha në faqen e saj zyrtare më 26 korrik se sanksionet, të cilat përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, u vendosën ndaj 42 personave dhe subjekteve të reja, duke përfshirë disa guvernatorë të rajoneve ruse.

Sanksionet prekin edhe Vitaly Khotsenkon, kryeministrin e instaluar nga Kremlini të separatistëve për rajonin e Donjeckut në Ukrainë.

Lista përfshin edhe Vladislav Kuznetsovin, nënkryetar i parë i imponuar nga Moska në rajonin e Luhanskut në Ukrainën lindore, i cili mbahet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Ne nuk do të heshtim dhe të shikojmë se si aktorët shtetërorë të emëruar nga Kremlini shtypin popullin e Ukrainës ose liritë e popullit të tyre”.

"Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të ashpra ndaj atyre që po përpiqen të legjitimojnë pushtimin e paligjshëm të Putinit, derisa Ukraina të mbizotërojë", tha sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

Që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Britania ka sanksionuar më shumë se 1.100 njerëz dhe mbi 100 biznese./REL

Ora 16:04
Marrëveshja për grurin, hapet nesër në Stamboll qendra koordinuese

Ceremonia zyrtare e hapjes së Qendrës së Koordinimit të krijuar sipas marrëveshjes së arritur nga Moska dhe Kievi, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, për eksportet e drithit nga Ukraina do të mbahet nesër në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Qendra e Koordinimit do të ketë për detyrë të monitorojë zbatimin e marrëveshjes.

Ora 09:26
Gazi, BE: Nuk ka arsye teknike për të ndaluar furnizimin e Gazprom

1645985129_bashkimieuropian1100x6201.jpg

"Ne e dimë se nuk ka arsye teknike" për reduktimin e furnizimit me gaz të Gazprom.

" Është një hap i motivuar politikisht dhe ne duhet të jemi gati për të.  Është pikërisht për këtë arsye që ulja parandaluese e kërkesës sonë për gaz është një rrugë strategjike". Kështu deklaroi Komisionerja Evropiane për Energji, Kadri Simson, me rastin e mbërritjes së saj në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të Energjisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?