Inspektorët e IAEA do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor ukrainas të Zaporizhzhia, i cili është i pushtuar nga trupat ruse, "deri të dielën ose të hënën". Kështu ka bërë të ditur kreu i agjencisë së OKB-së, Rafael Grossi.
"Një grup do të qëndrojë deri të dielën ose të hënën për të vazhduar ekzaminimin", tha Grossi, duke u kthyer në territorin e kontrolluar nga trupat ukrainase.
FBI, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA dhe policia e Nju Jorkut po kontrollojnë pronat e Manhattan dhe Long Island të oligarkut rus Viktor Vekselberg , miliarderi dhe themeluesi i grupit energjetik Renova Group. Këtë e raporton Nbc Neës.
Vekselberg, i lindur në Ukrainë, u godit nga sanksionet amerikane në vitin 2018 dhe prillin e kaluar policia spanjolle, në bashkëpunim me FBI-në, sekuestroi mega jahtin e tij Tango prej 80 milionë dollarësh në Mallorca. Oligarku është gjithashtu një donator i madh për disa muzeume dhe institucione kulturore perëndimore, duke përfshirë Tate në Londër, Lincoln Center dhe Carnegie Hall në Nju Jork. Ai gjithashtu ka dëshmuar më parë si pjesë e hetimit të Mueller për marrëdhëniet tregtare të Presidentit të atëhershëm Donald Trump me Rusinë.
Në përditësim...
Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar, afër centralit të pushtuar bërthamor të Zaporizhias.
Kështu bëri të ditur më 2 shtator Ministria britanike e Mbrojtjes.
Këto raportime vijnë derisa inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë vazhdojnë të jenë në centralin bërthamor. Inspektorët arritën në Zaporizhja më 1 shtator pavarësisht granatimeve në zonë, që shtyn autoritetet në central të ndalnin një prej reaktorëve.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për kryerje të sulmeve në këtë zonë para vizitës së misionit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore.