Kaja Kallas

Bota

Lufta në Ukrainë/ Kallas për deklaratat e Trump: Barra e mbështetjes nuk mund të mbetet vetëm mbi BE-në

26 Shtator, 10:04| Përditesimi: 26 Shtator, 10:06

  • Share

1758114161_kajakallas.png

Evropa nuk është përgjegjëse vetëm për ndihmën që i jepet Ukrainës për t'i dhënë fund luftës së saj me Rusinë, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në një intervistë me Politico. Duke iu referuar postimit të Donald Trump se Ukraina mund ta fitojë luftën me mbështetjen e BE-së, Kallas deklaroi: 

"Ai ishte personi që premtoi të ndalonte vrasjet. Pra, nuk mund të bjerë gjithçka mbi ne." Amerika është aleati më i madh i NATO-s. Pra, nëse po flasim për atë që duhet të bëjë NATO, kjo do të thotë edhe atë që duhet të bëjë Amerika", shtoi ajo. 

Lidhur me kërkesën e Trump që BE të ndalojë blerjen e gazit dhe naftës nga Rusia, Kallas shtoi:

"Trump ka të drejtë. Ne kemi ulur blerjet tona të naftës dhe gazit me 80%, që do të thotë se nëse të gjithë do të bënin atë që bëmë ne, efekti do të ishte shumë më i madh. Ne kemi miratuar 19 paketa sanksionesh. Nëse aleatët do t'i kopjonin ato, lufta do të përfundonte më shpejt." 


Lajmi kryesor:

Vijojnë incidentet me dronët, aeroporti i Aalborgut në Danimarkë u mbyll për një orë! Në Suedi, disa pikasen pranë bazës detare të Marinës


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?