Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Moska na solli luftën, tani duhet ta ndjejë atë! BE: Ju keni të drejtë të sulmoni Rusinë

8 Gusht, 17:00| Përditesimi: 8 Gusht, 20:33

  • Share

Inkursioni ukrainas që ka vazhduar për më shumë se dy ditë në rajonin Kursk të Rusisë është pasojë e "agresionit" rus kundër Ukrainës. Kështu tha Mykhail Podoliak, një këshilltar i administratës presidenciale të Ukrainës.

“Shkaku kryesor i çdo përshkallëzimi, çdo bombardimi, çdo veprim ushtarak edhe në rajonet (ruse) Kursk dhe Belgorod është ekskluzivisht agresioni i qartë i Rusisë” dhe pushtimi i saj në Ukrainë, i cili ka zgjatur për më shumë se dy vjet, tha Podoliak në X.

Nga ana tjetër Bashkimi Europian ka deklaruar se Kievi ka të drejtë që të sulmojë Rusinë.

"Ukraina po bën një luftë legjitime mbrojtjeje kundër agresionit të paligjshëm" të Rusisë "dhe, në kuadrin e kësaj të drejte legjitime për t'u mbrojtur, ka të drejtë të godasë armikun kudo që e sheh të nevojshme në territorin e saj, por edhe në territorin armik". Kështu deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi inkursionin ukrainas në rajonin rus Kursk.

Ndërsa vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e mbrëmjes se: 'Rusia solli luftë në tokën tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë!'

Për herë të parë ushtria ukrainase hyn në Rusi, në kundërofensivën e saj më të madhe që nga nisja e luftimeve dhe agresionit të Moskës, më shumë se dy vite më parë. Trupat ushtarake të Kievit njoftohet nga korespondentët e terrenit së kanë depërtuar në rajonin e Kurskut, ku luftimet po vazhdojnë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi “një provokim i madh nga ana e regjimit të Kievit”, teksa thirri menjëherë edhe një mbledhje të qeverisë dhe një tjetër të Këshillit të Sigurimit.

Lajm në përditësim...

Ora 19:34
Zelensky: Moska na solli luftën, tani duhet ta ndjejë atë

1722781934_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me ofensivën ukrainase ne rajonin rus Kursk.

“I jam mirënjohës çdo ushtari dhe komandanti që siguron mbrojtjen e pozicioneve tona ukrainase dhe përmbushjen e detyrave tona të mbrojtjes. Ukrainasit dinë t'i arrijnë qëllimet e tyre", "Rusia solli luftë në tokën tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë"-, deklaroi Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, ndërsa ofensiva ukrainase në rajonin rus Kursk vazhdon. 

Ora 16:38
Lufta në Ukrainë/ F-16-ët e parë fluturuan mbi Khersonin e pushtuar

1720605529_volodymyrzelensky.JPG

Avionët e parë luftarakë F-16 të furnizuar nga vendet perëndimore në Ukrainë fluturuan mbi distriktin Kakhovka në rajonin jugor të Khersonit të pushtuar nga Rusia. Lajmin e bëri të ditur kreu i distriktit, Pavel Filipchuk, në kanalin e tij Telegram.

Filipchuk, citon agjencia e lajmeve Tass, ka thënë se fluturimet që kanë nisur që nga dita e djeshme, kanë për qëllim vetëm “përhapjen e panikut”, ndaj i bëri thirrje popullatës që të qëndrojë e qetë. F-16-të “do të rrëzohen të gjithë dhe do të shkatërrohen”, përfundoi ai.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me anë të një postini në platformën X ka njoftuar se avionët luftarakë F-16 janë në qiellin e Ukrainës ndërsa thekson se do të mbërrijnë më shumë.

“Që në ditën e parë të pushtimit rus në shkallë të gjerë, Ukraina u kërkoi partnerëve të saj të mbyllnin qiejt ose të siguronin avionë, ne e dinim se ishte e mundur, se bota kishte fuqinë për ta bërë këtë Për këtë qëllim gradualisht, hap pas hapi, ne arritëm të arrijmë rezultatin F-16 tashmë në qiejt e Ukrainës dhe do të ketë më shumë.

Ora 15:54
Rusi/ Kërkon 15 vjet dënim për shtetasin Ruso-Amerikan për ‘tradhti’

Prokuroria ruse ka kërkuar 15 vjet burg për Ksenia Karelina, një shtetase ruso-amerikane e akuzuar për tradhti, në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura në Gjykatën Rajonale të Sverdlovsk.

"Prokurori kërkoi 15 vjet burg” u tha gazetarëve avokati Mikhail Mushailov.  

Dënimi për Karelinën do të jepet javën e ardhshme, 15 gusht.

Karelina, 33, një banore në Los Anxhelos me shtetësi të dyfishtë, u arrestua në Yekaterinburg me akuzën e mbledhjes dhe transferimit të fondeve për ushtrinë ukrainase. Ndaj saj është hapur një çështje penale për “tradhti”. Më pas një gjykatës urdhëroi ndalimin e saj. Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë, e pandehura mori pjesë në aksione të shumta në mbështetje të Ukrainës.

Ora 09:04
Medvedev: Forcat ruse duhet të shtyhen edhe me thellë në territorrin ukrainas

Numri dy i Këshillit të Sigurisë ruse, Dimitri Medvedev, deklaron se forcat ruse duhet të shtyhen edhe me thellë në territorrin ukrainas.

Sipas tij, forcat ruse duhet të shtyhen drej Odessas, Kharkiv, Dnipro, Mykolayiv, Kiev dhe më gjerë.

Duke ju referuar inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut, Medvedev tha se operacioni ushtarak rus nuk duhet të synojë më vetëm sigurimin e territoreve që Moska i konsideron se i përkasin, por duhet të ndalojë vetëm kur e sheh të përshtatshme dhe të nevojshme.

Ndërkohë, gjatë sulmit në Kursk një korespondent lufte Rus ka ngelur i plagosur raporton agjensia e lajmeve “Tass”, ai ndodhet i shtruar në repartin intensive pasi makina e tij u godit nga një dron dhe gjëndja e tij paraqitej shumë e rënduar.

Poddubny arriti të përmendet dhe është duke marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm. Këtë informacion e bëri me dije vet guvernatori i Kursk, Alexey Smirnov.

Organet hetuese ruse deklarojnë se “do të bëjnë të pamundurën” për të gjurmuar përgjegjësit e sulmit ndaj korrespondentit të luftës, i cili do të vlerësohet edhe me çmim.

Delegacioni rus në OKB shkruan Tass, e denoncoi sulmin si “një akt terrorist të kryer nga regjimi i Kievit” dhe bëri thirrje për një dënim “të menjëhershëm dhe vendimtar” nga Kombet e Bashkuara.

Guvernatori i Kursk Alexey Smirnov, raportoi gjithashtu për kanalin e tij Telegram se mëngjesin e sotëm të së enjtes, forcat ajrore ruse rrezun gjashtë dronë dhe pesë raketa të lëshuara kundrejt rajonit të Kursk  në Rusi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nini bules: 09/08/2024 09:14

    Po po mbajeni me shkum, vazhdoni propaganden

    Përgjigju
  • Zheleznovi komandanti i nendeteses 105: 09/08/2024 00:21

    Tani edhe Putinit po i vjen fundi

    Përgjigju
  • Laluci: 08/08/2024 21:50

    Qe beri kete offensiv ukraina beri mir Por duhet te dergoi me shum trupa dhe te avancoi Por problemi eshte sa do jen te zotet ti mbajn keto territore Sepse po u terhoq gjynah per ata ushtar qe vdesin per nji kaprico te zelenskit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?