Srdjan Gjokoviç

Ministri Italian: Lufta e tretë botërorë nëse tanket ruse mbërrijnë në Kiev! Kryeministri polak: Putin po ndërton kampe të reja përqëndrimi në Lindje

27 Janar 2023, 07:24| Përditesimi: 27 Janar 2023, 23:05

  • Share

Përgjigja ruse ndaj Kievit që u furnizua me tanke është shoqëruar me një sërë sulmesh kundër vendit që vetëm orët e fundit ka vrarë 11 njerëz dhe kaq shkaktuar lëndime të shumta. Sinjali që Moska dërgon në Amerikë dhe Europë është sulmi me raketat hipersonike të gjeneratës së fundit Kinzhar.

Ndërsa po diskutohet koha për mbërritjen e tankeve në Kiev dhe kërkesa e re për F-16, dera e dialogut është mbyllur edhe një herë midis Presidentit ukrainas Zelensky dhe Vladimir Putin, të cilët të dy kanë përjashtuar një zgjidhje diplomatike për konfliktin. 

Ministri italian i mbrojtjes Guido Crosetto thotë se do të niste Lufta e Tretë Botërore nëse tanket ruse do të mbërrijnë në Kiev.  Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, në ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, tha se Putin po ndërton kampe të reja përqendrimi në lindje.

Tenisoni nuk ka munguar edhe për turin e tenisit ‘Australian Open’, ku është kërkuar heqja e akreditimit të babait të tenistit serb Novak Djokoviç, i filmuar së bashku me tifozët duke valëvitur flamuj dhe simbole pro-ruse.

"Akreditimi duhet të tërhiqet. I takon Novakut dhe ekipit të tij të marrin përgjegjësinë dhe ta zgjidhin këtë," shpjegoi ambasadori Vasyl Myroshnychenko. 

Në një reagim, Srdjan Djokoviç thotë:  "Familja ime ka përjetuar tmerrin e luftës dhe ne dëshirojmë vetëm paqe. Nuk kisha ndërmend të shkaktoj tituj apo trazira të tilla. Unë do ta shikoj ndeshjen nga shtëpia."

Ora 22:57
Ministri italian: Lufta e Tretë Botërore nëse tanket ruse mbërrijnë në Kiev

Ministri italian i mbrojtjes Guido Crosetto thotë se do të niste lufta e tretë botërore nëse tanket ruse do të mbërrijnë në Kiev.

Lufta e Tretë Botërore "do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrijnë në Kiev dhe për rrjedhojë në kufijtë e Evropës. Të mos bësh këtë është e vetmja mënyrë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore". Kështu tha Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto . Ministri shtoi më pas se " dekreti i ri për ndihmën për Ukrainën mund të nxirret javën e ardhshme ".

Ora 16:54
Rusët mundohen të fshehin humbjet në Ukrainë, zbulohen varreza të mercenarëve të Wanger-it

Varrezat e zbuluara në jug të Rusisë tregojnë se shumica e anëtarëve të rekrutuar të grupit Wagner ishin të dënuar për krime të rënda.

Varret në terren tregojnë se shkalla e vdekjeve është më e lartë se sa mendohej më parë. Sipas Reuters, vihet re se një numër i të dënuarve u dërguan në vijën e frontit menjëherë pas një aksioni të madh rekrutimi në burgje.

Shumë nga burrat e varrosur ishin dënuar për krime të dhunshme dhe disa nga të rekrutuarit ishin shtetas të huaj, duke përfshirë ukrainas dhe moldavë.

 

Ora 14:12
Polonia do t’ia dërgojë Ukrainës 60 tanke të modernizuara, 14 të tjera të modelit Leopard 2

Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, ka thënë se Polonia do të dërgojë dhjetëra tanke në Ukrainë këtë vit. Ai ka folur në një intervistë për televizionet vendase ku ka bërë me dije s shteti i tij është i gatshëm të dërgojë 60 tanke të avancuar dhe 14 tanke të modelit gjerman Leopard 2 në mbështetje të Ukrainës.

Varshava, e cila e ka pozicionuar veten si një prej vendeve më mbështetëse ndaj Ukrainës, i ka kërkuar vazhdimisht Gjermanisë, më tepër akoma në javët e fundit që të mundësojë dërgimin e tankeve Leopard 2 në Kiev, pasi i duhet konfirmimi i Gjermanisë.

Gjermania është pajtuar për të dërguar vetë këto tanke në Ukrainë, por edhe u ka dhënë dritën e gjelbër shteteve tjera.

“Tani për tani, ne jemi të gatshëm të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91. Përveç tyre janë edhe 14 tanke Leopard 2, që i kemi në dispozicion”, tha ai në një televizion vendas.

PT-91 është tanke luftarake polake, e cila ka nisur të përdoret për herë të parë në vitet 1990.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, e ka falënderuar Poloninë për dërgimin e më shumë tankeve.

“Së bashku, ne do të fitojmë”, ka shkruar ai në një postim në Tëitter.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022 ka tashmë ka kaluar një vit që nga nisja e saj ku shumë ushtarë e civilë knaë humbur jetën, qoftë nga ushtria ukrainase, por edhe ajo ruse

Ora 13:44
Reagon zëdhënësja e Scholz për avionët luftarakë në Kiev: Nuk do i dërgojmë!

Zëdhënësja e kancelarit gjerman Olaf Scholz ka reaguar në lidhje me diskutimet për të dërguar avionë luftarakë në Kiev. Ajo përsërit faktin që nuk do ketë një dërgesë të tillë. 

“Gjermani e ka thënë tashmë shumë qartë në Bundestag se është shpjeguar që në fillim se avionët luftarakë nuk janë në lojë”, kështu deklaroi zëdhënësja e Scholz, Christiane Hoffmann , duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën për shtyp të qeverisë në Berlin, mbi debatin e hapur mbi hipotezën se partnerët e NATO-s furnizojnë edhe Ukrainën për gjueti, pas tankeve. 

Por, ndërkohë duket se Ukraina ka marrë një tjetër laj, kësaj radhe të mirë , i cili thotë se së shpejti Kievi do të pajisjet me avion luftarakë F-16  nga vendet që e mbështesin. 

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov , ka lënë të kuptohet se partnerët ndërkombëtarë do ta furnizojnë Ukrainën me një avion luftarak F-16 . Danilov postoi një video të avionit me karakteristikat e tij teknike në Facebook duke shkruar:

"Së shpejti në qiellin e Ukrainës" kashkruar,  pas miratimit për dërgimin e tankeve, pas një një kërkesë specifike aleatëve perëndimorë për të furnizuar avionë ushtarakë.

Ora 12:12
Babai i Djokovic nuk do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Astralian Open pas apelit nga Kievi

Srdjan Djokovic nuk do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Australian Open në të cilën djali i tij Novak luan kundër amerikanit Tommy Paul. Këtë e ka bërë të ditur babai i kampionit serb pak orë para fillimit të ndeshjes.

 Vendimi për të mos marrë pjesë në ndeshje vjen pas polemikave që u ngritën pasi u filmua në shoqërinë e disa tifozëve duke valëvitur pankarta pro-ruse. 

"Familja ime ka përjetuar tmerrin e luftës dhe ne dëshirojmë vetëm paqe. Nuk kisha ndërmend të shkaktoj tituj apo trazira të tilla. Unë do ta shikoj ndeshjen nga shtëpia", tha Srdjan Djokovic, duke shtuar:

Ora 09:26
Tetë shpërthime të fuqishme pranë termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, ngrihet zonë sigurie

Tetë shpërthime të fuqishme janë regjistruar dje pranë stacionit të energjisë Zaporizhzhia të okupuar nga Rusia në Ukrainë, sipas mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së. Shpërthimet kanë bërë që thirrjet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) për të ngritur një zonë sigurie rreth uzinës të dëgjohen më tepër.

"Dje, tetë shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale, duke shkaktuar dridhje të dritareve të zyrës në fabrikë," tha kreu i IAEA Rafeal Grossi në një deklaratë gjatë natës.

Një zyrtar rus hodhi poshtë komentet, duke thënë se ata sugjeronin se Moska nuk mund të mbështeste sigurinë bërthamore.

"Unë mund ta përshkruaj këtë vetëm si një provokim. Përpara se të jepni një informacion të tillë, ju duhet ta kontrolloni atë dhe të vërtetoni se nuk bazohet në thashetheme," tha Renat Karchaa, një këshilltar i kreut të Rosenergoatom.etë shpërthime të fuqishme janë regjistruar pranë termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë qëlluar rreth saj pranë vijës së frontit, duke bërë që IAEA të vendosë ekspertë në të pesë stacionet bërthamore të Ukrainës.

Ora 08:54
Ukrainë: SHBA sanksionon firmën kineze që ndihmon Grupin Wagner të Rusisë

1674586605_adbndv.JPG

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar një kompani kineze pasi sipas tyre kompania i siguronte imazhe satelitore të Ukrainës Rusisw për të mbështetur operacionet luftarake të grupit mercenar Wagner, sipas mediave të huaja.  Wagner furnizon Rusinë me mijëra luftëtarë në luftën në Ukrainë. Spacety China i kishte ofruar Terra Tech, një firme teknologjike me bazë në Rusi, imazhe satelitore të radarit me hapje sintetike (SAR) të vendndodhjeve në Ukrainë, tha në një deklaratë të enjten Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

"Këto imazhe u mblodhën për të mundësuar operacionet luftarake të Wagner në Ukrainë," tha ai. Departamenti ka sanksionuar gjithashtu filialin e Spacety me bazë në Luksemburg.

Sipas sanksioneve, nuk mund të ketë transferim, pagesë ose eksport të ndonjë prone ose interesi në Shtetet e Bashkuara tek subjektet e synuara. Spacety China ende nuk i është përgjigjur kësaj lëvizjeje. Kina, një aleate e ngushtë e Rusisë, është përpjekur të pozicionohet si një palë neutrale në lidhje me luftën në Ukrainë. Ajo është kritikuar nga SHBA dhe aleatët e saj për refuzimin për të dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Në faqen e saj të internetit, Spacety China e përshkruan veten si një "pionier" në ofrimin e teknologjisë komerciale SAR dhe thotë se dëshiron të "bëjë imazhet SAR të çdo pike në tokë të aksesueshme dhe të përballueshme" për përdoruesit në të gjithë botën.

SAR është një lloj teknologjie radari që mund të japë imazhe me rezolucion më të lartë duke përdorur antena më të shkurtra. Shefi ekzekutiv i saj, Yang Feng, është në panelin e ekspertëve të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, sipas faqes së internetit të kompanisë. Faqja liston gjithashtu një numër partnerësh pune, duke përfshirë ndërmarrjet shtetërore China Aerospace Science and Industry Corporation dhe China Electronics Technology Group Corporation, si dhe Universitetin e Akademisë Kineze të Shkencave. Në faqen e saj të internetit, Spacety China e përshkruan veten si një "pionier" në ofrimin e teknologjisë satelitore

Përveç Spacety China, 15 subjekte të tjera, tetë individë dhe katër avionë - shumë prej tyre me bazë në Rusi - që dyshohet se janë pjesë e rrjetit global të mbështetjes së Wagner-it morën gjithashtu sanksione nga SHBA. Këto përfshijnë Shërbimet e Sigurisë Sewa me bazë në Afrikën Qendrore dhe Kratol Aviation me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dyshohet se siguruan avionë për të lëvizur personelin dhe pajisjet midis Afrikës Qendrore, Libisë dhe Malit. Wagner tani komandon rreth 50,000 luftëtarë në Ukrainë , sipas vlerësimeve nga Shtëpia e Bardhë. Organizata luan një rol kyç në përpjekjet luftarake të Rusisë dhe ka qenë shumë e përfshirë në përpjekjet për të kapur Bakhmut, një qytet në Ukrainën lindore.

Ajo udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

“Sanksionet e sotme të zgjeruara ndaj Wagner-it, si dhe sanksionet e reja ndaj bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mundësojnë kompleksin ushtarak rus, do të pengojnë më tej aftësinë e Putinit për të armatosur dhe pajisur makinën e tij të luftës”, tha Sekretarja e Thesarit amerikan, Janet

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babushi: 27/01/2023 20:14

    Ukrainasit po i tregojne sa ushtare te vrare kane qe nga fillimi i konfliktit ? Mediat perendimore vazhdojne me propagande dhe me lajme te rreme por e verteta eshte krejt ndryshe, Ruset po e mbyllin ate pune atje sado arme te dergoje amerika me keta sherbetoret e saj Europiane

    Përgjigju
    • Artan: 28/01/2023 03:17

      Po ty kush ta tha, o Tambush, apo shoku Putanush?

  • Ipokriti: 27/01/2023 14:51

    Dergoni arme se do tja shihni hajrin kesaj pune o legena , vetem do te vdesin me shume njerez dhe asgje nuk do ndryshoj ajo pune ka mare fund qe ne fillim , po mjere populli qe jane si delet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?