Rajoni i Kurskut, Rusi

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Do të hapim korridore humanitare në Kursk

14 Gusht, 18:28| Përditesimi: 14 Gusht, 21:06

  • Share

Ndërsa inkursioni ukrainas në Kursk vazhdon, zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se po trajtojnë çështjen e hapjes së korridoreve humanitare.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se Kievi po krijonte një "zonë të sigurt" në rajonin e Kurskut dhe planifikoi të organizojë ndihmë humanitare dhe korridore evakuimi për civilët që duan të shkojnë në Rusi ose Ukrainë. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Po ashtu edhe avokati i popullit ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets tha se duhet të garantohet furnizimi me ushqime, medikamente dhe mallra të tjera të nevojshme për popullatën civile.

Ditën e sotme forcat ukrainase kryen një nga sulmet më të rënda me dron kundër katër aeroporteve ushtarake ruse.

Ora 20:34
Ministrja e Jashtme letoneze: Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët e NATO-s

Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze mbrojti inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke shtuar se Kievi "ka të drejtë" të përdorë armët e furnizuara nga NATO.

Letonia është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës në NATO dhe jep 0.25% të PBB-së së saj në ndihmë ushtarake çdo vit, ka theksuar ajo gjatë një interviste për BBC.

Reagimi i saj vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin i cilësoi përdorimin e armëve të NATO-s në territorin rus si vijë të kuqe.

Ndërkohë Braze hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve rusë se civilët po vriten nga forcat ukrainase si “propagandë”.

“Ka qenë shumë e qartë nga komunikimi ukrainas që në momentin e parë se sulmet e tyre janë kundër objekteve ushtarake,” tha ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?