Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer tha të dielën se ishte arritur ‘një konsensus’ midis Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësve të Kongresit për të miratuar dërgimin e ndihmës si për Izraelin ashtu edhe për Ukrainën.
Presidenti Biden foli me Schumer, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe udhëheqësit e pakicave Hakeen Jeffries dhe Mitch McConnell të dielën rreth tensioneve në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
‘Kishte një konsensus se ne duhet të ndihmojmë Izraelin dhe Ukrainën tani. Shpresojmë se mund ta zgjidhim këtë çështje javën e ardhshme’, tha udhëheqësi demokrat në një konferencë për shtyp në Nju Jork.
Senati i SHBA miratoi një paketë shtesë ndihme për Izraelin dhe Ukrainën shkurtin e kaluar, por Johnson nuk e solli atë në votim në Dhomë. Udhëheqësi republikan gjithashtu ka dështuar dy herë të miratojë fondet për Izraelin.
Marrëveshja midis demokratëve dhe republikanëve vjen pasi Irani lëshoi më shumë se 300 dronë, raketa dhe raketa balistike në Izrael të shtunën, në sulmin e parë nga toka iraniane.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot për mediat franceze se do të tentojë një arëmpushim gjatë Lojërave Olimpike si në luftën Rusi-Ukrainë ashtu dhe Izrael-Hamas.
Në Paris gjatë muajit korrik dhe gusht zhvillohen Lojërat Olimpike 2024.
Macron tha se do të kërkojë ndihmën e presidentit kinez Xi Jingping që armëpushimi të realizohet.