Bota

Lufta në Ukrainë/ Koreja e Veriut: Do të qëndrojmë pranë Moskës deri në fitoren kundër Kievit

1 Nëntor, 17:55| Përditesimi: 1 Nëntor, 20:34

  • Share

Në Moskë u mbajt samiti ruso-koreano-verior. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologia e tij koreano-veriore Choe Son Hui rifilluan marrëveshjen mes dy vendeve, megjithëse nuk konfirmuan vendosjen e trupave koreane në frontin ukrainas. Choe deklaroi se “Koreja e Veriut do të qëndrojë pranë Rusisë derisa të mposhtin Ukrainën”.

"E përsëris sërish, ne do të qëndrojmë gjithmonë me vendosmëri pranë miqve tanë rusë deri në ditën e fitores," tha Choe Son Hui, ministrja e Jashtme e Phenianit.

Më tej ajo shtoi se nën udhëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin do të arrijnë fitoren e dëshiruar.

"Nuk kemi dyshim se nën udhëheqjen e Presidentit të respektuar Putin, ushtria dhe populli rus do të arrijnë fitore të madhe në luftën e tyre për të mbrojtur të drejtat sovrane dhe për të mbrojtur sigurinë e shtetit të tyre”, theksoi ajo.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?