Marine Le Pen

Lufta në Ukrainë/ Le Pen: Do të pengojmë përdorimin e armëve në Rusi

6 Korrik, 22:33| Përditesimi: 6 Korrik, 22:36

  • Share

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë francez Rassemblement National (RN), Marine Le Pen, ka deklaruar se një kryeministër i mundshëm nga partia e saj do të pengojë Kievin që të përdor armë me rreze të gjatë të furnizuar nga Franca për të goditur Rusinë.

 Për më tepër, do të pengojë edhe një dërgim të mundshëm të ushtarëve francezë në Ukrainë.

“Nëse Emmanuel Macron dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë dhe kryeministri është kundër, atëherë nuk do të dërgohen trupa në Ukrainë”, tha Le Pen në një intervistë për CNN.

“Fjala e fundit i takon kryeministrit,” theksoi ajo.

 Përveç bllokimit të dislokimit të mundshëm të trupave në Ukrainë - të propozuar nga Macron si një mënyrë për të rritur efikasitetin e instruktorëve ushtarakë - Le Pen tha se lejimi i Kievit të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Franca do të revokohej, shkruan La Repubblica.

Macron ishte një nga liderët e parë që lejoi publikisht Ukrainën të godiste objektivat brenda Rusisë, duke krijuar terrenin që Uashingtoni të bënte të njëjtën gjë. Kjo i lejoi Kievit të godiste bazat ushtarake ruse, formacionet dhe artilerinë e përdorur për të nisur sulmet në Ukrainë.

 Në intervistë, Le Pen tha se "vija e saj e kuqe" e vetme për Ukrainën është të parandalojë Francën që të bëhet një "bashkëluftuese" në konflikt përmes përdorimit të raketave franceze me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në territorin rus.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Sami: 08/07/2024 01:38

    Fashistja Marine Le Pen na e mori te keqen, marrte me vete fashisten tjeter Giorgia Meloni.

    Përgjigju
  • Iris: 07/07/2024 02:34

    FASHISTE!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?