Lufta/ Kievi: Rusia po hedh raketa në uzinën e Zaporizhizhia! Putin: Do godasim sërish infrastrukturën

8 Dhjetor 2022, 07:42| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 18:57

  • Share

Lideri rus Vladimir Putin përsërit se Rusia do t'i arrijë objektivat e saj "me të gjitha mjetet në dispozicion" dhe thotë se "operacioni ushtarak special" do të jetë i gjatë . Fjalët e liderit të Kremlinit kundërpeshojnë një tjetër thirrje për paqe nga Papa Françesku. Retorika e Putinit sfidon edhe një herë komunitetin ndërkombëtar, ashtu si Bashkimi Evropian shpall një paketë të re sanksionesh, të nëntat që nga fillimi i luftës.

As gjatë natës nuk ka pasur qetësi në qytetet ukrainase. Raportohet se gjatë mbrëmjes ka pasur sulme ruse në rajonin e Dnepropetrovsk. Ushtarët e Moskës hodhën më shumë se 70 predha në rajonin e Nikopolit. Kështu raporton në Telegram Nikolay Lukashuk, kryetar i këshillit rajonal të Dnepropetrovsk.

"Kishte 13 orë sulme ajrore për shkak të kërcënimit të bombardimeve. 7 sulme të armikut gjatë natës. E tillë ishte nata e sotme në rajonin e Nikopolit", tha ai. Lukashuk tha se rusët goditën zonën me artileri të rëndë dhe MLRS, qëlluan vetë Nikopol, komunitetet e Marganets dhe Chervonogrigorievsk.

Raportohet se në muajt e fundit, Ukraina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara bomba thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në më shumë se 100 vende, por që Rusia vazhdon t'i përdorë me efekte shkatërruese në Ukrainë. Kjo u raportua nga CNN duke cituar burime amerikane në kushtet e anonimitetit dhe duke theksuar se autoritetet amerikane nuk e kanë refuzuar përfundimisht kërkesën.

Lajm në përditësim....

Ora 21:06
SHBA: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë nuk e ndryshon angazhimin për Kievin

1670530017_ffff.JPG

Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë nuk do të ndryshojë angazhimin e SHBA ndaj popullit ukrainas, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre .

Ora 18:55
Lufta/ Papa Françesku ‘shpërthen’ në lot teksa lutet për Ukrainën

1670522162_dfhd.JPG

Papa Françesku është prekur teksa po lutej për ‘Virgjëresha e Papërlyer’. Ai u prek teksa përmendi Ukrainën.

Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda ndërsa koka i dridhej. Ai nisi sërish lutjen pas atij çasti, por zëri i tij nuk ishte më i njëjtë.

Ora 15:03
Pas shpërthimit në Krime, reagon Putin: Do godasim infrastrukturat energjetike, Kievi nisi i pari

1670429177_wretgrewt.jpeg

Ditën e sotme është goditur me dron ura e Krimesë nga Ukraina, por pas kësaj ngjarjeje Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ata do të vazhdojnë të bombardojnë infrastrukturat energjetike në Ukrainë.

Putin tha se ishte Kievi ai që goditi i pari infrastrukturën, prandaj dhe ata do bombardojnë edhe më shumë qytetin dhe infrastrukturat e tyre, raportojnë mediat e huaja.

“Forcat ruse do të vazhdojnë të synojnë infrastrukturën në Ukrainë. Kiev ishte i pari që goditi infrastrukturën, siç është ura e Krimesë", tha Putin.

Ora 13:42
Shpërthim në portin rus të Krimesë, Kremlini sheh 'rrezik' nga sulmet e Ukrainës në vend

1670503092_mf.PNG

Një 'shpërthim i fuqishëm' është dëgjuar mbi pjesën qendrore të qytetit port të Sevastopolit në Krime, duke shkaktuar frikë në Moskë se toka e vogël e aneksuar nga Rusia mund të jetë nën kërcënim, pasi Ukraina ditën e sotme lëshoi një dron.

Sulmi i fundit me dron vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin vizitoi kohët e fundit urën e vetme që lidh Krimenë me kontinentin rus për të vëzhguar punën për të riparuar arterien kyçe pas një shpërthimi.

"Sigurisht që ka rreziqe sepse pala ukrainase vazhdon politikën e saj të organizimit të sulmeve terroriste. Por, nga ana tjetër, informacionet që marrim tregojnë se po merren kundërmasa efektive," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov .

Ata raportuan se Kievi po vazhdonte përpjekjet e tij për të goditur Moskën përtej vijave të frontit të luftës. Guvernatori i qytetit i emëruar nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, shkroi në Telegram se flota ruse e Detit të Zi kishte rrëzuar një mjet ajror pa pilot mbi det, raportojnë mediat e huaja.

“Ushtria jonë, si gjithmonë, punoi mirë”, tha ai.

Por pas deklaratës së guvernatorit të Krimesë të emëruar nga Rusia, edhe Guvernatori i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov tha muajin e kaluar se Rusia po forconte fortifikimet në gadishull pas sulmeve të fundit.

Flota e Detit të Zi e ka selinë në Sevastopol, në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014. Gjatë gjithë luftës, Moska i ka përdorur anijet për të lëshuar raketa lundrimi kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, duke përfshirë sulme të përsëritura në rrjetin e saj energjetik.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, u tha gazetarëve të enjten se Krimeja dhe Sevastopoli po përballeshin me rrezikun e sulmeve, por se rajoni ishte gati për t'i zmbrapsur ato.

"Rreziqet sigurisht që ekzistojnë, sepse pala ukrainase vazhdon linjën e saj të organizimit të sulmeve terroriste, po merren masa efektive për t'iu kundërvënë atyre", tha Peskov.

Komentet e Peskov erdhën disa ditë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për përdorimin e dronëve për të kryer tre sulme në bazat ajrore ushtarake ruse, megjithatë dy nga objektivat janë qindra milje brenda territorit rus dhe përtej arritjes së arsenalit të deklaruar të dronëve të Ukrainës.

Dy banorë të Sevastopolit u arrestuan gjithashtu të enjten nën dyshimin për tradhti me anë të ndarjes së informacionit me Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës, sipas shërbimit të shtypit të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), i cili pretendoi se ata ndanin "vendndodhjen e objekteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Federata Ruse për një tarifë" me Kievin. Procedimi penal ka filluar kundër dy të dyshuarve, të cilët përballen me akuzat për "tradhti të lartë".

Ora 13:20
Klitschko: Kievi rrezikohet nga një apokalips si në filmat e Hollivudit

1670503949_kli.PNG

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar se Kievi është i rrezikuar nga një apokalips, nëse vazhdojnë bombardimet ruse kundër infrastrukturës civile, raportojnë mediat e huaja.

“Kievi mund të humbasë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Apokalipsi mund të ndodhë, si në filmat e Hollivudit. Ne po luftojmë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për t'u siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha kryebashkiaku.

Sipas Klitschko, 152 banorë civilë të Kievit janë vrarë dhe 678 ndërtesa janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, por qyteti përballet me ndërprejen energjetike pasi Rusia ka goditur rregullisht rrjetin elektrik me raketa.

Gjithashtu, ish-boksieri ka siguruar se, pavarësisht rrezikut, nuk është e nevojshëm evakuimi i banorëve dhe se të gjithë duhet të jetë të përgatitur në rast se situata përkeqësohet.

Në kryeqytetin e Ukrainës, prej disa javësh kanë nisur ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse kundër infrastrukturës energjetike që furnizon qytetin.

“Ne po luftojmë dhe po bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha Klitschko.

Përballë “apokalipsit” të mundshëm të paralajmëruar nga Klitschko, kryebashkiaku u ka kërkuar qytetarëve që të përgatisin furnizime emergjente me ushqim dhe ujë, si dhe të jenë gati në rast se do të jetë e nevojshme që të largohen nga qyteti.

Ora 12:31
Ukrainë: Mbi 1000 raketa goditën infrastrukturat energjetike

1670498853_lkjdsf.PNG

Ushtria ruse ka lëshuar më shumë se një mijë raketa në 8 sulmet e fundit në objektet energjetike të Ukrainës, kështu ka deklaruar presidenti i kompanisë elektrike ukrainase, Ukrenergo Volodymyr Kudrytsky, raportojnë mediat e huaja.

"Këto sulme përfaqësojnë goditjen më të madhe ndaj rrjetit elektrik që njerëzimi ka parë ndonjëherë. Më shumë se 1000 raketa u hodhën në linjat e energjisë elektrike duke shkaktuar dëme të rënda në Ukrainë”, tha Kudrytsky.

Ai gjithashtu tha se ata kanë humbur 30% të konsumit të energjisë në krahasim me periudhën e paraluftës dhe se mungesa e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike tashmë ishte më e madhe dhe më serioze.

“Edhe pse kemi humbur 25% deri në 30% të konsumit në krahasim me periudhën e paraluftës, mungesa e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike është më e madhe dhe më serioze”, tha ai. 

Ora 11:59
Borrell: Rezervat ushtarake të BE-së janë të cënueshme dhe të pamjaftueshme

1670059622_borrell.PNG

Në një konferencë vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se mbështetja për Ukrainën ka theksuar se rezervat e tyre ushtarake janë të cënueshme dhe të pamjaftueshme, raportojnë mediat e huaja.

"Mbështetja për Ukrainën ka theksuar se rezervat tona ushtarake janë të cenueshme dhe të pamjaftueshme, ndërsa zinxhiri ynë i furnizimit nuk është mjaftueshëm gati", tha Borrell.

Ai gjithashtu shtoi se ata kanë avancuar, por jo aq sa duhet, sidomos në bashkëpunimin e tyre midis vendeve të BE-së dhe se ata duhet të përballen me rreziqet imediate.

“Ne po bëjmë më mirë se më parë, por ende jo mjaftueshëm, veçanërisht në bashkëpunim midis vendeve të BE-së dhe për këtë ne duhet të përballemi me rreziqet imediate dhe duhet të shpenzojmë më shumë së bashku", tha Borrell.

Ora 11:49
Ukraina: Mbi 93 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

1670496360_likdjf.PNG

Më shumë se 93,000 ushtarë rusë janë vrarë që kur presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë, deklaroi shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës vrau 340 pjesëtarë të tjerë të personelit në 24 orët e fundit, thuhet në një postim në Facebook, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu u shkatërruan dy tanke, dy automjete të blinduara të personelit dhe dy sisteme artilerie.

Dy drone të cilët janë përdorur për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës janë rrëzuar.

Moska ka pretenduar shumë më pak humbje në "operacionin e saj special" në Ukrainë.

Ora 11:41
Kryqi i Kuq viziton të burgosurit e mbajtur nga Rusia dhe Ukraina

1670495818_kryqi.PNG

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) fitoi akses për të vizituar të burgosurit e luftës ukrainase dhe ruse javën e kaluar dhe më shumë vizita janë planifikuar në atë që e përshkroi në një deklaratë të enjten si "progres i rëndësishëm".

Pas vizitës, ata do njoftojnë familjarët e tyre për gjendjen e tyre shëndetësore, raportojnë mediat e huaja.

"Pritja ime është që këto vizita të çojnë në akses më të rregullt për të gjithë të burgosurit e luftës", citon deklarata të ketë thënë presidentja e ICRC, Mirjana Spoljariç.

Gjithashtu, në deklaratën e KNKK-së thuhet se vizitat e fundit janë përparim i rëndësishëm, dhe se atyre u duhet t'i jepet akses i papenguar për të parë të gjithë të burgosurit e luftës në mënyrë të përsëritur dhe privatisht, kudo që ata mbahen.

Ndihma në Ukrainë nuk është dhënë gjithmonë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar në të kaluarën KNKK-në për mosveprim.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha muajin e kaluar se vëzhguesve të saj nuk u ishte lejuar qasja tek të burgosurit e luftës ukrainas të mbajtur nga Rusia.

KNKK nuk pranoi të jepte detaje mbi numrin e saktë të të burgosurve dhe as vendndodhjet e qendrave të paraburgimit.

Ora 11:14
Kremlini: Forcat ruse planifikojnë të 'çlirojnë' pjesë të aneksuara të Ukrainës

1670494236_jfdn.PNG

Forcat ruse kanë marrë vendimin për të ‘çliruar’ pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore të cilat Moska i ka pretenduar si të sajat, tha Kremlini.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia ende duhet të "çlirojë" pjesë të disa rajoneve si Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, raportojnë mediat e huaja.

Moska pretendoi se kishte aneksuar katër rajonet e Ukrainës pas mbajtjes së të ashtuquajturave referendume në shtator.

Kievi dhe Perëndimi i hodhën poshtë votat duke i cilësuar ato si false dhe të paligjshme.

Ora 10:35
Zelensky: Bombardimet në Ukrainën lindore kanë lënë 10 viktima dhe shumë të plagosur

1670491806_jbfd.PNG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se bombardimet ruse kanë vrarë 10 ushtarë dhe kanë plagosur shumë të tjerë në qytetin Kurakhove.

 Ai e përshkroi sulmin në këtë qytet si "të ashpër dhe absolutisht të llogaritur” për tu bombarduar, raportojnë mediat e huaja.

"Këta ishin njerëz paqësorë, njerëz të zakonshëm. Në treg, një pikë karburanti, një stacion autobusi dhe në një ndërtesë banimi u bombarduan. Në këtë kohë, lista e të vdekurve është 10 dhe me shumë të plagosur", tha Zelensky. 

Zelensky gjithashtu tha se katër policë ishin vrarë nga një minë ruse ndërsa punonin për të stabilizuar rrjetin e energjisë në rajonin jugor të Khersonit. Katër policë të tjerë po trajtoheshin për plagët e marra.

Ora 08:58
Bombardohet me 70 predha rajoni i Nikopolit

1670486123_nikopol.PNG

Trupat ruse gjatë natës kanë bombarduar me 70 predha rajonin e Nikopolit, kështu ka bërë me dije përmes një postimi në Telegram Nikolay Lukashuk, kryetar i këshillit rajonal të Dnepropetrovsk.

Lukashuk tha se rusët goditën zonën me artileri të rëndë dhe MLRS, qëlluan vetë Nikopol, komunitetet e Marganets dhe Chervonogrigorievsk, raportojnë mediat e huaja.

"Për 13 orë qyteti po bombardohej nga sulmet ajrore të forcave ruse. 7 sulme të armikut gjatë natës. E tillë ishte nata e sotme në rajonin e Nikopolit", tha ai

Ora 08:48
Ministria e Mbrojtjes ruse: Trupat ruse marrin pjesë në stërvitjet taktike në Bjellorusi

1670485506_f.PNG

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, trupat ruse thuhet se po marrin pjesë në stërvitjet taktike në Bjellorusi, raportojnë mediat e huaja.

Bjellorusia deklaroi se nuk do të ndërhyjë në luftën në Ukrainë, por presidenti Alexander Lukashenko urdhëroi që trupat të vendoseshin pranë kufirit ukrainas, duke përmendur kërcënimet nga Kievi dhe perëndimi.

“Ushtarët tanë po vazhdojnë stërvitjen intensive luftarake në poligonet e forcave të armatosura të Republikës së Bjellorusisë”, deklaroi ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

Videot e postuara nga ministria treguan ushtarë rusë në stërvitje pranë tankeve, duke qëlluar me armë përfshirë artilerinë.

Ora 08:39
Scholz: Presioni botëror ndaj Rusisë ka reduktuar kërcënimin bërthamor

1670251335_finalprojekt.00055909.Still001.jpg

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në konfliktin në Ukrainë është ulur falë presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë, raportojnë mediat e huaja.

Dhe kjo ishte si pasojë e faktit se komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Kinën e cila “vuri një vijë të kuqe” për këtë çështje.

"Një gjë ka ndryshuar për momentin: Rusia ka ndaluar së kërcënuari se do të përdorë armë bërthamore. Si përgjigje ndaj komunitetit ndërkombëtar që ka tërhequr një vijë të kuqe", tha Scholz në një intervistë me grupin mediatik gjerman Funke.

Ora 08:13
CNN: Kievi ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara bomba thërrmuese

1670484507_bomb.PNG

Muajt e fundit, Ukraina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara bomba thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në më shumë se 100 vende, por që Rusia vazhdon t'i përdorë me efekte shkatërruese në Ukrainë. 

Kjo u raportua nga CNN duke cituar burime amerikane të fshehura pas anonimitetit dhe duke theksuar se autoritetet amerikane nuk e kanë refuzuar përfundimisht kërkesën, raportojnë mediat e huaja.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 08/12/2022 07:57

    Fuqive te medha nuk ju intereson paqa por vetem shitja armeve ,se mundet te zhduket nji komb nuk ju intereson,ketyre ju intereson vetem si ti fusin shtetet tjera ne borxhe deri ne fyt ,gjeneratat e ardheshme nuk dote gezojne nji jete te lumtur,si ne Shqiperi vendi boshadiset nga te rijnte qe kerkon buken dikund jashte kurse qeveritaret jetojne ne lukse dhe blejne arme .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?