Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi biseda telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Të tre telefonatat u përqendruan në luftën në Ukrainë dhe arritjen e paqes sa më parë, informon 'La Repubblica'. Udhëheqësi ukrainas komentoi:
"Meloni gjithashtu dëshiron që BE të përfshihet në procesin e paqes".
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në X se kishte "folur me kryeministren Giorgia Meloni" dhe kishte "një bisedë të mirë, në të cilën ndamë një vizion të përbashkët se si të ecim drejt një paqeje të vërtetë dhe të drejtë".
"Ne ndamë detaje të kontakteve tona të fundit me udhëheqës të tjerë. Është e rëndësishme për Ukrainën që partnerët tanë të jenë të informuar mirë për situatën. Ne të gjithë duam një të ardhme të qartë dhe të sigurt për Evropën", tha ai.
Zelensky shtoi më pas se:
"Giorgia mbështet fuqimisht qëndrimin që udhëheqësit e BE-së të përfshihen në përpjekjet diplomatike me SHBA-në për të vendosur paqen".
Moska dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump, i cili do të zhvillohet në ditët në vijim:
"Tani po nisim përgatitje konkrete së bashku me kolegët tanë amerikanë", deklaroi këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov.
Megjithatë, mediat amerikane raportuan se Trump kishte vënë si kusht praninë e udhëheqësit ukrainas Zelensky.
Komente
