Ushtria ukrainase ka raportuar një sulm nga ushtria ruse në një ndërtesë shkolle ku strehohen kryesisht të moshuar në qytetin Sudzha në Kursk të kontrolluar nga Kievi.
Si pasojë e kësaj bastisje dhjetëra njerëz ndodhen nën rrënoja.
"Forcat e armatosura të Federatës Ruse goditën një shkollë me konvikt në qytetin Sudzha. Nëntëdhjetë e pesë persona janë bllokuar nën rrënoja," tha në Telegram Oleksiy Dmytrashkivsky, zëdhënës i komandës ushtarake ukrainase në Kursk.
Ndërkohë nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia është një shtet pa qytetërim që nuk do të ndalet.
"Kjo është mënyra se si Rusia bën luftë - Sudzha, rajoni i Kurskut, territori rus, një shkollë me konvikt me civilë që përgatiten të evakuohen. Një bombë ajrore ruse. Kështu bëri Rusia luftë kundër Çeçenisë dekada më parë. Ky është një shtet pa qytetërim. Është një e keqe që nuk do të ndalet vetvetiu, por nëse ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri, Rusia gjithashtu mund të detyrohet të ndalojë dhe kjo duhet bërë që bota të jetë e sigurt nga bombat ruse”, shkroi Zelensky në X.
Komente
