Bota

Në 2 ditë Moska liron 152 ukrainas, Kievi liron 103 rusë! NATO: Mund të bënim më tepër për shmangien e luftës

14 Shtator, 08:13| Përditesimi: 14 Shtator, 22:26

  • Share

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer së fundmi 206 robër lufte, përfshirë ushtarë rusë të kapur nga ushtria ukrainase gjatë bastisjes kufitare në rajonin e Kurskut.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se secila palë ka shkëmbyer 103 ushtarë me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kujtojmë se më 13 shtator presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se 49 ukrainas të zënë rob nga Rusia, u kthyen në vendin e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste tha se aleanca mund të kishte bërë më shumë për të shmangur luftën në Ukrainë.

Pas paralajmërimit të presidentit Vladimir Putin ndaj Perëndimit, se do të përballej me luftë nëse lejojnë Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi, duket se NATO po tërhiqet.

Kryeministri Kier Starmer udhëtoi drejt SHBA-ve, ku u takua me presidentin Joe Biden. Pas takimit, dy liderët theksuan mbështetjen për Ukrainën, por nuk njoftuan një vendim mbi kërkesën e Kievit për të autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, në territorin rus.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, vazhdoi paralajmërimet e Putin duke thënë se Rusia nuk dëshiron luftë bërthamore, por durimi ka kufi.

Më tej, Medvedev shtoi se Kremlini mund ta shkatërrojë Kievin edhe me armë jo-bërthamore, në përgjigje të përdorimit të raketave perëndimore me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës.

Ndërkohë, Kievi thotë se inkursioni po vazhdon me sukses, duke depërtuar disa kilometra thellë në territorin rus. Gjithashtu, Ukraina lajmëron se Rusia ka humbur mbi 630 mijë ushtarë që kur nisi pushtimin. më 24 shkurt 2022.

Ora 11:24
Zelensky: Shtatëdhjetë dronë mbi Ukrainë, duhet të forcojmë mburojën ajrore

1724911041_volodymyrzelensky.JPG

Foto: Volodymyr Zelensky

"Këtë natë, armiku lëshoi ​​më shumë se 70 dronë kamikaze Shahed në të gjithë Ukrainën dhe falë forcave tona të mbrojtjes, shumica e tyre u rrëzuan", shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.

Më tej ai thekson se vendi i tij duhet të forcojë mbrojtjen ajrore.

"Ne kemi nevojë për më shumë mundësi për të forcuar mbrojtjen ajrore, kundërajrore dhe mbrojtjen me rreze të gjatë për të vazhduar të mbrojmë jetën dhe njerëzit tanë.

Ne po punojmë për këtë me të gjithë partnerët tanë," shtoi udhëheqësi ukrainas.

Zelensky falënderoi gjithashtu "grupet e zjarrfikësve dhe forcat e mbrojtjes ajrore, të cilat në rajonet e Kievit, Cherkasy, Zhytomyr, Vinnytsia, Odessa, Sumy, Dnipropetrovsk, Poltava, Kherson, Kharkiv dhe Donetsk u kujdesën për popullin ukrainas gjatë gjithë natës".

Ora 08:27
Takimi Biden-Starmer: Mbështetje për Ukrainën, por akoma nuk kemi marrë një vendim për përdorimin e raketave kundër Rusisë

Foto: Joe Biden dhe Keir Starmer

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri britanik Keir Starmer riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, por nuk njoftuan një vendim mbi kërkesën e Kievit për të autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Pritshmëritë ishin të mëdha për takimin mes dy liderëve, por në fund nuk solli lajmin që Kievi kishte shpresuar.

Pas takimit Starmer tha për gazetarët se diskutimet do të vazhdojnë me një "grup më të gjerë njerëzish" gjatë javës së takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më vonë në këtë muaj.

"Ky takim nuk shërbeu për të marrë një vendim konkret," tha Starmer, i cili mbrojti të drejtën e Ukrainës për t'u mbrojtur dhe duke theksuar më tej se NATO do të vazhdojë ta mbështesë atë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?