Ushtar rus

Lufta në Ukrainë/ Moska dërgon përforcime në Belgorod! Kievi: Ne kontrollojmë 82 qytete

15 Gusht, 16:30| Përditesimi: 15 Gusht, 16:33

  • Share

Moska do të dërgojë përforcime në rajonin rus të Belgorodit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes ruse Andrei Belousov, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ministri shpjegoi se Shtabi i Përgjithshëm ka përgatitur një plan veprimi për rajonin e Belgorodit, duke përfshirë përmirësimin e efikasitetit të sistemit të komandës dhe kontrollit të trupave së bashku me agjencitë e tjera të sigurisë.

 Ndërkohë komandanti ushtarak i forcave të Kievit ka deklaruar se ushtria ukrainase kontrollon 82 qytete dhe 1150 km2 të rajonit rus të Kurskut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?