Bota

Lufta në Ukrainë/ Moska po përparon drejt Pokrovskit! Ushtria në portat e qytetit

13 Dhjetor, 07:11| Përditesimi: 13 Dhjetor, 19:49

  • Share

Forcat ruse janë pak më shumë se 1 kilometër nga qyteti ukrainas i Pokrovsk, pasi avancimit nga jugu në qendrën rrugore dhe hekurudhore që kishte një popullësi prej 60 mijë banorësh të paraluftës.

Rusia për momentin kontrollon një pjesë të Ukrainës sa shteti amerikan i Virxhinias dhe po përparon me ritmin më të shpejtë që nga dita e parë e pushtimit të vitit 2022.

Ushtria ukrainase tha të mërkurën se trupat ruse shkatërruan ose pushtuan disa pozicione ukrainase pranë qytetit.

Ndërkaq, forcat ukrainase sulmuan me dron ndaj qytetit rus të Belgorodit. Moska bën me dije se një person ka mbetur i vrarë nga sulmi. Gjithsej 13 mjete ajrore pa pilot nga forcat e Kievit u rrëzuan mbi këtë dhe tre rajone të tjera, shtojnë autoritetet ruse. 

Viktima është “pjesëtar i vetëmbrojtjes”, thotë guvernatori Vyacheslav Gladkov në një mesazh të publikuar këtë mëngjes në Telegram. Rajonet ku u rrëzuan dronët ukrainas janë Belgorod, Kursk, Rostov dhe Lipetsk.

Ora 09:14
Rusia sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës

1734077759_sulmeruse.JPG

Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës këtë të premte, njoftoi ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko.

I gjithë vendi u vu në alarm ajror pasi Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për një lëshim raketash nga Rusia në sulm.

Forcat ruse janë vetëm 1.5 kilometra jashtë qytetit ukrainas të Pokrovsk , ndërsa njësitë ruse përparojnë nga jugu drejt qendrës rrugore dhe hekurudhore, e cila kishte një popullsi prej 60,000 banorësh të paraluftës, citohet të ketë thënë një bloger pro-rus nga Reuters.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?