Maria Zakharova

Lufta në Ukrainë/ Moska: Rreziku i luftës bërthamore është rritur për shkak të politikave shkatërruese të Perëndimit! Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

9 Tetor, 16:38| Përditesimi: 9 Tetor, 20:01

  • Share

Rreziku i luftës bërthamore "është rritur" për shkak të "politikave shkatërruese të Perëndimit". Kështu ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

"Ne paralajmërojmë qartë si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe vendet anëtare të NATO-s që ndjekin linjën amerikane për këtë," shtoi Zakharova.

Po ashtu Zakharova theksoi se në vend që të veprojnë pa maturi ata duhet të ndërgjegjësohen për pasojat katastrofike në të ardhmen.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore të mbajtur sot në Dubrovnik të Kroacisë, tha se në muajin nëntor ata do të kenë gati planin e paqes.

 

Ora 19:54
Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Foto: Volodymyr Zelensky

Plani për paqen në Ukrainë "do të jetë gati në nëntor, duke përfshirë të gjitha kushtet për përfundimin e luftës".

Kështu tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore të mbajtur sot në Dubrovnik të Kroacisë, duke specifikuar se plani tashmë i është paraqitur Shteteve të Bashkuara.

“Pika e parë fokusohet nëse dhe si është e mundur të zgjidhet deficiti i sigurisë gjeopolitike në Evropë”, tha ai, duke shpjeguar se kjo është çështja kryesore e cila, “nëse zgjidhet mund të çojë në humbjen e fuqisë gjeopolitike të Putinit dhe Rusisë.

Gjithashtu Zelensky shtoi se lufta mund të përfundojë deri në 2025.

"Në fushën e betejës ne shohim një perspektivë veprimi që mund të na lejojë t'i japim fund kësaj lufte deri në vitin 2025, duke llogaritur gjithmonë në mbështetjen e Britanisë së Madhe, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Presidentit Biden", nënvizoi Zelensky.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 09/10/2024 20:18

    Po ore deri ne 2025 e ke te fituar luften ti , idiot i dreqit qe shikon endrra me sy hapur , mos pi mall se je ber me alucinacione o cifut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?