Ushtarë ukrainas

Bota

Lufta në Ukrainë/ Moska: Ushtria jonë po përparon në të gjitha territoret

18 Shtator, 09:38| Përditesimi: 18 Shtator, 09:43

  • Share

Moska ka deklaruar se ushtria ruse po përparon "në të gjithë sektorët e zonës së operacionit ushtarak special në Ukrainë" dhe se "luftimet më të ashpra po zhvillohen në zonën e Krasnoarmeyskut.

Lajmi u bë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, teksa ndër të të tjera theksoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës po përpiqen më kot të ndalojnë ofensivën ruse.

Ministria e Mbrojtjes informoi se shkatërruan shkatërruan 43 dronë.

"Gjatë natës, 43 mjete ajrore pa pilot ukrainase u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore: 23 në rajonin e Rostovit, 11 në rajonin e Volgogradit, 5 në rajonin e Kurskut, 3 në Republikën e Krimesë dhe një në rajonin e Belgorodit", deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë tre të rinj u arrestuan në Shën Petersburg me akuzën e përpjekjes për të hedhur në erë makinën e drejtorit të një fabrike armësh.

Sipas FSB-së, të tre, të moshës 32, 31 dhe 19 vjeç, po vepronin sipas urdhrave të inteligjencës ukrainase.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?