Nëndetësja ruse 'Rostov on Don'

Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses

3 Gusht, 21:18| Përditesimi: 3 Gusht, 23:02

  • Share

Ushtria ukrainase thotë se ka goditur një nëndetëse ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi se “nëndetësja ‘Rostov on Don’ e flotës ruse të Detit të Zi u godit me sukses në portin e Sevastopolit” dhe se ajo është mbytur, shkruan La Repubblica.it

Ndërkohë media thotë se rusët kanë marrë kontrollin e një pjese të rëndësishme të autostradës në Donbass.  Sipas raportimeve të blogerëve ushtarakë rusë, forcat e armatosura ruse kanë pushtuar zonën në veri të autostradës pranë fshatit Pobjeda. 

Misioni Vëzhgues i Kombeve të Bashkuara ka thënë se së paku 11.284 civilë ukrainas janë vrarë nga lufta qysh se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, duke theksuar se numri i vërtetë ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Ndërkohë ministria britanike bën me dije se më shumë se 1 mijë ushtarë rusë janë vrarë çdo ditë gjatë muajit gusht. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?