“Unë bëj atë që mundem. Ata nuk dëgjojnë. Ajo që po ndodh në Ukrainë është e frikshme. Ka një mizori të madhe. Është shumë serioze. Dhe këtë e them vazhdimisht”. Kështu u shpreh Papa Françesku në një intervistë për gazetën spanjolle ABC.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me pozicionin e tij të ndërmjetësimit, Papa u shpreh: “Këtu i pres të gjithë. Tani Volodymyr Zelensky më dërgoi për të tretën herë një nga këshilltarët e tij fetarë. Jam në kontakt. Megjithatë nuk shoh një fund në një afat të shkurtër, sepse është një çështje e një lufte botërore. Të mos e harrojmë këtë. Tashmë ka disa duar të përfshira në këtë luftë. Është globale”.
Lajmi kryesor: