Lufta në Ukrainë, Papa Françesku thirrje për armëpushim: Asnjë fitore nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja

22 Shkurt 2023, 16:24| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 16:40

  • Share

 

Në prag të dy vjetorit të pushtimit rus në Ukrainë, Papa Françesku, bënë thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje. Ai tha se asnjë fitore nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja. Papa Françesku, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë pothuajse në çdo paraqitje publike që nga pushtimi i vendit nga Rusia më 24 shkurt 2022, foli në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan.

“Ka kaluar një vit që nga fillimi i kësaj lufte absurde dhe mizore, një përvjetor i trishtuar,” tha ai. “Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, shkatërrimi dhe dëmet ekonomike dhe sociale flasin vetë”, tha Papa.  Ambasadori i Ukrainës në Vatikan, Andrii Yurash mori pjesë në audiencë së bashku me një delegacion zyrtarësh ukrainas.

“Zoti i faltë kaq shumë krime dhe kaq shumë dhunë. Ai është Perëndia i paqes. Le të qëndrojmë pranë popullit martir ukrainas që vazhdon të vuajë”, tha Papa.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?