Pas deklaratës të presidentit ukrainas, i cili për herë të parë tha se ishte gati për negociatat e drejtpërdrejta me Vladimir Putin, Kremlini u përgjigj duke mos përjashtuar një negociatë. Keith Kellogg, i dërguari i Donald Trump për Ukrainën, citohet nga Reuters se ai do të diskutojë propozimet e presidentit amerikan për t'i dhënë fund konfliktit me aleatët në Konferencën e Sigurisë në Mynih, të planifikuar të mbahet nga 14-16 shkurt.
Trump tha të hënën se krahas përpjekjeve diplomatike për paqen marrvëshjes më Ukrainën I është shtuar një pikë tjetër. Ne po synojmë të arrijmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do të sigurojnë atë që ne u kemi dhënë në këmbim me mineralet e tyre të rralla të tokës dhe gjëra të tjera, tha ai në një takim me gazetarët, ku shpjegoi se aksesi në mineralet e ralla në Ukrainë është një barapeshë ë nidhmës që Ukraina po merr nga SHBA.
Së fundmi Moska dhe Kievi, janë afruar sa i takon kushteve për nisjen e negociatave, ku Kremlini u tërhoqë nga kushti që në Ukrainë të zhvilloheshin zgjedhje dhe më pas të vijoheshin negociata. Zelensky ka kërkuar që në tryezën e negociatave Ukraina të ketë praninë e BE dhe SHBA.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)