Kryeministri polak, homologu ukrainas dhe Zelensky

Lufta / Polonia bllokon hyrjen e grurit nga Ukraina: Ndalojmë importet, dëm i madh për fermerët tanë

15 Prill 2023, 07:17| Përditesimi: 15 Prill 2023, 22:53

  • Share

Polonia ka bllokuar importet e grurit nga Ukraina me arsyetimin se gruri ukrainas rezulton një dëm i madh për fermerët polakë të cilët mbesin pa shitur prodhimin e tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë zëvendës kryeministri polak,  Jaroslaw Kaczynski i cili theksoi mbështetjen e tij për Ukrainën por shtoi se duhej të mendonte për të mirën e popullit të tij.    

Nga ana tjetër në frontin e luftës, është konsideruar një zhvillim i papritur qëndrimi i Yevgeny Prigozhin. Kreu i mercenarëve rusë të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërpresë luftën në Ukrainë dhe të fokusohet në konsolidimin e pranisë ruse në zonat e pushtuara. Ai thotë se "kundërofensiva e radhës ukrainase ka më shumë gjasa të ketë sukses sesa të dështojë".

Rrjedhimisht, shkruan Prigozhin, "për autoritetet dhe për të gjithë shoqërinë, është e nevojshme t'i jepet një formë fundi kurajoz operacionit ushtarak special", tha Prigozhin. 

Ndërkohë që nga Kina presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva apeloi se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë "inkurajimin e luftës" në Ukrainë dhe "të fillojnë të flasin për paqen". 

"Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë inkurajimin e luftës dhe të fillojnë të flasin për paqen, Bashkimi Evropian duhet të fillojë të flasë për paqen", tha ai.

Ndërkohë luftimet po zhvillohen Bakhmut, ku ukrainasit thuhet se janë afër dorëzimit. Në Sloviansk, forca ruse goditën një ndërtesë, duke vrarë të paktën 5 civilë dhe 18 të tjerë u plagosën.

Shumë i ashpër është presidenti Volodymyr Zelensky , i cili akuzon: Shteti i keq tregon edhe një herë thelbin e tij. Diplomacia perëndimore, në mungesë të shpresës së dialogut midis dy palëve në konflikt, mbetet duke i bërë presion Kinës që të lërë menjëanë paqartësitë dhe të angazhohet për ndërmjetësim.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj për krijimin e një sistemi dixhital të rekrutimit, i cili do të lehtësojë shumë mobilizimin e rusëve në ushtri, më shumë se një vit pas fillimit të ofensivës së Kremlinit të Ukrainës.

Ora 22:57
Blinken: Rrjedhja e informacioneve sekrete të inteligjencës amerikane, nuk ndikoi në bashkëpunimin tonë me aleatët

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se rrjedhja e dokumenteve të inteligjencës ukrainase, nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me aleatët dhe partneritetin e sigurisë. Ai tha se ka pasur vlerësim për masat e marra nga SHBA pas rrjedhjes së informacioneve sekrete.

“Rrjedhja e dokumenteve inteligjencës së Pentagonit, ku përfshiheshin informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me aleatët tanë dhe partneritetin e sigurisë. Ne jemi angazhuar me aleatët dhe partnerët tanë që kur u shfaqën këto rrjedhje, dhe ne e kemi bërë këtë në një nivel të lartë," tha ai. Me sa kam dëgjuar deri më tani, ka një vlerësim për hapat që po bëjmë dhe nuk ka asnjë pasojë për bashkëpunimin tonë”- u shpreh Blinken.

Ora 21:01
Zelensky: Mbi 50 ndërtesa të dëmtuara në Sloviansk prej sulmit rus, kemi informacione se ka trupa nën rrënoja

1680900959_saa.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se "më shumë se 50 ndërtesa banimi u dëmtuan dhe u shkatërruan në Sloviansk, rajoni Donetsk për shkak të sulmit rus". Kjo u raportua nga UNIAN duke cituar video-mesazhin e zakonshëm të mbrëmjes nga udhëheqësi ukrainas. 

"Në Sloviansk, në Donbass, një operacion kërkimi është duke u zhvilluar ende pas sulmit me raketa ruse që ndodhi dje. Ka informacione se ka ende trupa nën rrënojat e ndërtesave", tha Zelensky duke shtuar se asnjë nga fajtorët e këtij sulmi nuk mund të falet.

 

Ora 20:17
Pjesëtari i 'Wanger': Ukrainasit po tërhiqen nga Bakhmuti duke lënë në rrugë trupat e ushtarëve të vdekur

Një anëtar  i grupit rus të mercenarëve të Wanger ka deklaruar se ukrainasit po tërhiqeshin nga rajoni i Bakhmutit duke lënë pas trupat e ushtarëve të tyre që kanë humbur jetën.

"Kievi i lë trupat e ushtarëve të tij të vdekur në Bakhmut pa u përpjekur të organizojë evakuimin e tyre. Nuk kishte as përpjekje për të arritur një marrëveshje," shpjegoi ai, duke treguar trupat e ushtarëve të forcave të sigurisë ukrainase që vdiqën në një nga ndërtesat e larta të banimit të qytetit, e cila ishte kthyer në një zonë të fortifikuar nga ushtria e Kievit.

Ora 19:08
Grupi rus 'Wanger' përparon në Bakhmut, merr në kontroll dy zona të rëndësishme

1681153533_afjebcuia.JPG

Grupi rus Wagner mori kontrollin e dy zonave të tjera të Bakhmutit në Donbass. Kjo është bërë e ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. 

"Në drejtimin e Donetskut, luftimet e ashpra vazhduan në qytetin e Bakhmut. Njësitë sulmuese të Wagner përparuan me sukses, duke pushtuar dy zona në periferitë veriore dhe në jug të qytetit"-thuhet në njoftim.

Në njoftimin për shtyp shtohet se parashutistët e ushtrisë ruse po mbështesin avancimin e grupit të mercenarëve.

Ora 16:59
Polonia ndalon importet e grurit nga Ukraina, zv.kryeministri polak: Mbrojmë interesat e popullit tonë

Qeveria polake ka vendosur të ndalojë importet e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina për të mbrojtur sektorin bujqësor polak. Kështu deklaroi të shtunën lideri i partisë Ligj dhe Drejtësi në pushtet, Jaroslaw Kaczynski . 

“Sot, qeveria vendosi një rregullore që ndalon hyrjen dhe importin e grurit në Poloni, por edhe dhjetëra lloje të tjera ushqimesh nga Ukraina”, tha Kaczynski në konventën e partisë.
 "Ne jemi dhe mbetemi miq dhe aleatë të pandryshuar të Ukrainës, ne do ta mbështesim dhe mbështesim atë. Por është detyrë e çdo shteti, çdo autoriteti, çdo autoriteti të mirë në çdo rast, të mbrojë interesat e qytetarëve të tij", shtoi ai.

Ora 11:19
Kreu i 'Wagner' deklaratë të papritur, Prigozhin: Putini të ndalë operacionin ushtarak në Ukrainë

1679896806_Screenshot1.jpg

Kreu i mercenarëve rusë të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërpresë luftën në Ukrainë dhe të fokusohet në konsolidimin e pranisë ruse në zonat e pushtuara. Mesazhi i tij, i shpërndarë nga zyra e tij e shtypit në Telegram dhe i rilançuar nga Ukrainska Pravda, "kuzhinieri i Putinit", siç është quajtur me nofkë, shpjegon se "kundërofensiva e radhës ukrainase ka më shumë gjasa të ketë sukses sesa të dështojë". Rrjedhimisht, shkruan Prigozhin, "për autoritetet dhe për të gjithë shoqërinë, është e nevojshme t'i jepet një formë fundi kurajoz operacionit ushtarak special".

"Opsioni ideal është të shpallë fundin e operacionit special ushtarak dhe të informojë të gjithë se Rusia i ka arritur objektivat e saj", tha kreu i Wagner.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 15/04/2023 14:33

    O Lula Ukrainen e ka sulmuar Rusia jo SHBA. Bej thirrje Putanit te ndale luften.

    Përgjigju
    • Turi: 15/04/2023 19:32

      Shba e ka nxitur ate lufte dhe ata po e mbajne gjalle nese arrini ta kuptoni kush eshte fajtori

  • Shkodrani: 15/04/2023 08:38

    Çfarë tmerri! Ushtaraket ukrainase nuk kanë kohë as të presin thonjtë. Ose i lënë ashtu për vetëmbrojtje. Kushedi si janë strategjitë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?