Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi se, gjatë javës së fundit, Rusia ka lëshuar mbi 1.460 bomba ajrore të drejtuara, rreth 670 dronë sulmues dhe më shumë se 30 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.
Vetëm gjatë natës së kaluar, më shumë se 20 sulme goditën vendin.
“Presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm, dhe këtë e tregojnë bombardimet e përditshme në territorin tonë”, ka shkruar Zelensky në një postim në Facebook, i cituar nga Ukrinform.
Komente
