Vladimir Putin

Bota

9 maji dita e fitores mbi nazizmin, Putin shpall armëpushim 3-ditor! Shpresoj ta bëjë edhe Ukraina

28 Prill, 13:45| Përditesimi: 28 Prill, 14:42

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur në mënyrë të njëanshme një armëpushim tre-ditor në Ukrainë nga 8-11 maj. 

Ky vendim është marrë për të shënuar 80-vjetorin e “Ditës së Fitores”, ditë të cilën ish-Bashkimi Sovjetik triumfoi në Luftën e Dytë Botërore ndaj Gjermanisë naziste.

"Të gjitha veprimet ushtarake janë pezulluar gjatë kësaj periudhe. Rusia beson se pala ukrainase do të ndjekë këtë shembull", thuhet në deklaratë.

Po ashtu nëse ky vendim nuk respektohet, Kremlini ka theksuar se ata do të kundërpërgjigjen.

"Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, forcat e armatosura ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për negociata paqësore dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë", vazhdon deklarata.

Ukraina ende nuk ka reaguar për këtë vendim të presidentit rus.

Kujtojmë se Putin gjithashtu shpalli në mënyrë të njëanshme një armëpushim 30-orësh me rastin e festës së Pashkëve, për të cilin Kievi e priti me skepticizëm të menjëhershëm, por më pas ra dakord.

Ushtria ukrainase më vonë akuzoi Rusinë për shkeljen e armëpushimit me më shumë se 2900 sulme përgjatë vijës së gjerë të frontit. Moska nga ana tjetër akuzoi Ukrainën për shkeljen e armëpushimit.

Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin jugor të Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014.

Vlerësohet se qindra mijëra njerëz - shumica dërrmuese e tyre ushtarë - janë vrarë ose plagosur që prej 2022-it.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?