Pamje nga vendngjarja

Lufta në Ukrainë/ Raketat ruse godasin rajonin e Kharkivit, 6 të vdekur dhe 16 të plagosur në një qendër postare! Ofensiva e Moskës në Avdiivka

22 Tetor 2023, 10:07| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 10:09

  • Share

Gjashtë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një raketë goditi një qendër postare në Kharkiv, në Ukrainën lindore mbrëmjen e shkuar.

Viktimat dhe të plagosurit në Kharkiv ishin punonjës të qendrës postare.

Sipas policisë, punëtorët nuk kanë pasur kohë të vrapojnë për t'u mbrojtur, pasi sirena ka rënë një sekondë para goditjes, ndërsa të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftë.

Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se Rusia po përhap terror gjithnjë e më shumë  te civilët.

 “Rusët kanë shkaktuar më shumë terror mbi popullatën paqësore të Kharkivit”, shkroi ai në postimin e tij në Telegram.

Presidenti Zelensky shtoi se një operacion shpëtimi po vazhdonte dhe shërbimet e urgjencës që po punonin në vendngjarje

Ndërsa në orët e fundit tre civilë të tjerë janë vrarë në të gjithë vendin.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?