Bota

Lufta në Ukrainë/ Raketat ruse sulmojnë klinikën, 6 të vrarë dhe 22 të plagosur! Persona të tjerë ende të bllokuar nën rrënoja

11 Dhjetor 2024, 10:00| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 10:08

  • Share

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në një klinikë dhe një ndërtesë në Zaporizhzhia është rritur në 6, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të gjetur ndonjë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar.

Siç njoftoi shërbimi i urgjencës shtetërore të Ukrainës, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin dy gra të vdekura nga rrënojat e ndërtesës gjatë natës.

“Numri i të vdekurve është rritur në gjashtë. Katër persona të tjerë mund të mbeten nën rrënoja. Policia, shpëtimtarët, vullnetarët dhe shërbimet përkatëse të qytetit vazhdojnë të punojnë në vend", tha shërbimi i urgjencës i Ukrainës.

22 persona të tjerë u plagosën në sulm, duke përfshirë një vajzë 5-vjeçare, sipas ministrisë, e cila publikoi një foto të një ambulance pranë një ndërtese të shkatërruar./La Repubblica.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?