Bota

Lufta/ Rusia bombardon qytetin Sumy teksa besimtarët iknin në kishë për të Dielën e Dafinave, 34 viktima, mbi 100 të plagosur! Zelensky: Vetëm një bastard mund ta bëjë këtë

13 Prill, 11:59| Përditesimi: 13 Prill, 23:03

  • Share

Alarmi ra në orën 10:17. Në orën 10:52, rrugët e qendrës së qytetit Sumy ishin të mbushura me kufoma — të paktën 34 të vrarë, mes tyre edhe dy fëmijë — në masakrën e së Dielës së Dafinave.

Sipas administratës ushtarake rajonale, Rusia goditi me dy raketa balistike të tipit Iskander.

“Komuniteti ynë ka përjetuar një tragjedi të tmerrshme,” deklaroi kryetari në detyrë i bashkisë, Artem Kobzar. Ministria e Brendshme raportoi rreth 100 të plagosur, ndër ta të paktën 10 fëmijë.

Pamjet e verifikuara nga dy gazetarë vendas tregojnë makina të djegura dhe kolona tymi që ngrihen në qiell në qendër të qytetit, në një mëngjes të ndritshëm. Një autobus i shkatërruar plotësisht dhe të paktën një ndërtesë e shembur përgjysmë. Sipas burimeve lokale, disa qytetarë po mblidheshin për të shkuar në kishë. Një nga raketat goditi qendrën e kongreseve të Universitetit Shtetëror të Sumyt, ku pritej të zhvillohej një ceremoni.

“Raketat armike godasin një rrugë të zakonshme qyteti, jetën e përditshme: shtëpi, shkolla, makina në rrugë... dhe kjo ndodh në një ditë kur njerëzit shkojnë në kishë: të dielën e Palmave, festën e Hyrjes së Zotit në Jeruzalem. Sipas të dhënave paraprake, dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur. Vetëm një bastard mund të sillet në këtë mënyrë,” shkroi në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Qyteti i vogël në verilindje të Ukrainës, rreth 50 km larg kufirit me Rusinë, prej javësh është në shënjestër të një fushate të pandërprerë bombardimesh, e cila nisi pasi Moska zmbrapsi një pjesë të madhe të trupave ukrainase që kishin avancuar në rajonin rus të Kurskut.

Tre ditë më parë, Rusia pretendoi se kishte marrë kontrollin e fshatit Zhuravka, gjë që nuk është konfirmuar nga pala ukrainase. Më herët, Moska deklaroi se kishte marrë edhe fshatin Basivka, pretendim që autoritetet e Kievit e mohojnë. Agjencia ruse Tass flet për një “avancim” në verilindje — zonë nga e cila trupat ruse u tërhoqën në vitin 2022 — dhe pretendon se forcat e Moskës janë afër një lokaliteti të tretë, Yunakivka, që më parë shërbente si qendër logjistike për trupat ukrainase që luftonin përtej kufirit, në Kursk.

Zelensky kërkoi një përgjigje globale ndaj sulmit të së dielës. “Bisedimet nuk e kanë ndalur kurrë zjarrin e raketave balistike dhe bombave ajrore. Duhet një qëndrim ndaj Rusisë i denjë për një vend terrorist.”

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të përkohshëm të ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili në teori duhet të përfshinte vetëm objektet energjetike. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi: “Ukrainasit na sulmojnë çdo ditë që nga fillimi, me ndonjë përjashtim të rrallë.”

Megjithatë, nuk ka raportime për masakra ndaj civilëve në qytetet ruse, të kryera me raketa ukrainase në qendër të qytetit, ditën e diel në mëngjes. Vetëm në dhjetë ditët e fundit, forcat ruse kanë vrarë mbi 40 civilë ukrainas. Të shtunën e kaluar, në masakrën në Kyyv Riy, në një restorant dhe një park lojërash: 20 të vrarë. Sot, kasaphana në Sumy. Ndërkohë, bombardimet dhe viktimat civile janë bërë përditshmëri.

Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka publikuar shifrat: që prej ndërmjetësimit të pretenduar të SHBA-ve për armëpushimin energjetik, Rusia ka lëshuar “gati 70 raketa, mbi 2.200 dronë dhe më shumë se 6.000 bomba ajrore të drejtuara ndaj Ukrainës, kryesisht mbi objektiva civile.”

Jo më shumë se 48 orë më parë, i dërguari i besuar i Donald Trump, Steve Witkoff, ishte në Shën Petersburg për të takuar Putinin dhe për t’i kërkuar paqe, me dorën mbi zemër, si shenjë respekti./ La Repubblica

Ora 16:30
Rusia bombardon Ukrainën teksa besimtarët iknin në kishë, SHBA: Sulmi ka kaluar kufijtë e decencës

1741938204_keithkellogg.JPG

Keith Kellogg

"Sulmi i forcave ruse ndaj objektivave civile në Sumy ka kaluar kufijtë e decencës."

Kështu është shprehur Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i Donald Trump për Rusinë dhe Ukrainën.

Ora 14:45
Momenti i bombardimit të qytetit ukrainas teksa besimtarët shkonin në kishë (VIDEO)

Shërbimet e emergjencës në Ukrainë njoftojnë se të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë balistike të ushtrisë ruse në qytetin verilindor të Sumyt.

Qyteti ndodhet rreth 48 kilometra larg kufirit me Rusinë.

Pamjet janë siguruar nga Administrata Shtetërore Rajonale e Sumyt.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 13/04/2025 17:51

    Po ata çifutët a sjanë bastardë çfarë kan ba në gaza, si puna jote racë çifute. Kan bombardu spitale kisha xhamia ça ju ka dalë përpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?