Ndërtesa të shkatërruara dhe makina të djegura në Dnipro

Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia sulm masiv me dronë në qytetin e Dnipro! 3 të vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

17 Prill, 09:43| Përditesimi: 17 Prill, 09:48

  • Share

Një sulm masiv me dron rus goditi qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, të mërkurën në mbrëmje. Të paktën  tre persona u vranë ndërsa 16 të tjerë u plagosën, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak në Telegram.

Lysak tha se viktimat ishin dy gra edhe një fëmijë, ndërkohë mes të plagosurve ishin gjithashtu tre fëmijë të moshës 11 dhe 6 vjeç dhe një foshnjë nëntë muajshe.

Më vonë kryebashkiaku i Dnipro, Borys Filatov tha se të paktën 15 banesa u dëmtuan mes tyre edhe një rezidencë studentore, një institucion arsimor dhe një fabrikë për përpunimin e ushqimit.

Kujtojmë se të dielën e kaluar (13 prill) një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumy, vrau 34 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë teksa po shkonin në kishë për të festuar të Dielën e Dafinave.

Vlerësohet se qindra mijëra njerëz - shumica dërrmuese e tyre ushtarë - janë vrarë ose plagosur që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Ndërkohë OKB-ja vlerëson se afro shtatë milionë ukrainas aktualisht jetojnë si refugjatë .

Konflikti mes tyre daton më shumë se një dekadë, në vitin 2014, kur u rrëzua presidenti pro-rus i Ukrainës. Rusia më pas aneksoi gadishullin e Krimesë në Detin e Zi dhe mbështeti kryengritësit në luftimet e përgjakshme në Ukrainën lindore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?